E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH “urdheron” bankat: Me shume kredi biznesit

Bankat e nivelit te dyte ne vendin tone, duhet qe te “clirojne” me shume kredidhenien ndaj biznesit si te tille. Sepse ne kete menyre, ndihmojne ne nxitjen e ekonomise vendase. Ky sugjerim qendron ne baze te nje pakete te posacme masash, qe Banka e Shqiperise, ka hartuar me qellimin e rritje se kreditimit ne ekonomi. E publikuar dje nga guvernatori i saj, Ardian Fullani, gjate nje forumi me perfaqesues te bankave dhe biznesit, ajo permban tre pika kryesore. Ku e para, eshte ajo e krijimit te hapesirave te duhura ligjore per ekzekutimin ne kohe te kolateralit. Qe do te thote ne terma praktike, krijimin e hapesirave te tilla ne Kodin Civil, te cilat do t;u japin me shume siguri bankave per terheqjen e garancive te debitoreve te keqij. “Kjo pakete e re, ka tre shtylla kryesore. E para, anen ligjore te fokusuar kryesisht ne ekzekutimin e kolateralit, konkretisht ne masat qe duhen marre qe bankat te kene mundesi ta ekzekutojne ne kohe ate dhe te zhvillojme tregun e shitblerjes se tij, ta bejme kete treg sa me efektiv, ta zgjerojme dhe thellojme”, sqaroi lidhur me nje fakt te tille Fullani. Ndersa pika e dyte, sqaroi ai, eshte ajo e berjes sa me efektive te politikes monetare. E cila presupozon marrjen e masave te rendesishme te politikes monetare, per ta bere ate sa me efektive. Dhe duke garantuar se persa kohe presionet inflacioniste do te jene te uleta, Banka e Shqiperise do te vazhdoje nje politike monetare dhe operacionale lehtesuese, qe do te synoje garantimin e plote te nevojave te bankave per likuiditet. “Kjo do t’i jape mundesi mekanizmit te transmisionit te jete sa me efektiv”, shpjegoi guvernatori i BSH-se. Per te kaluar me tej, ne piken e trete te kesaj pakete qe sugjeron institucioni i bankes qendrore, pikerisht ate te makro-prudences. E cila ka te beje ne praktike me marrjen e masave te caktuara qe vleresohen si “te kujdesshme” dhe qe i vijne ne ndihme kreditimit si te tille. Konkretisht, BSH-ja rekomandon te rriten koeficientet e riskut per investimet jashte vendit dhe uljen e ketyre koeficienteve per investimet brenda vendit. Duke synuar ne praktike qe te ulet interesi i bankave per t’i vendosur parate jashte dhe t’i orientoje keto para’ drejt kreditimit te sektorit privat ne Shqiperi. Masa keto, te cilat edhe pse do te zbatohen me nje afat te shkurter, pritet qe te kene nje ndikim pozitiv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›