E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vejushat gazmore per here te pare dirigjon nje femer

Një opera e plotë në skenën e teatrit të Operas do të drejtohet për herë të parë nga një dirigjente femër shqiptare. Deniola Kuraja udhëheq orkestrën në provat për operetën “Vejushat Gazmore”. Ajo qëndron në krye të instrumentistëve të cilët fillmisht e kanë parë të cuditur, por për dirigjenten e re kjo mbetet një sfidë e bukur.

"Prezantimi im i parë kur ndodhesha në pultin e dirigjimit, sigurisht që të gjithë sytë ishin të fokusuar tek mua dhe ishin të tërë kurioz sepse unë vija në një tjetër pozicion. Por që u prit shumë mirë dhe unë ndjehesha mjaft mirë dhe fakti që unë jam më e vogël në moshë, nuk përbën asgjë pasi nëse ti paraqet një figurë artistike të caktuar dhe nëse ti paraqet një figurë artistike të caktuar dhe nëse ti e justifikon do të jesh gjithmonë e mirëpritur dhe e vlerësuar. Skena është gjithmonë një sfidë për ne por që vërtetë unë jam shumë entuziaste dhe jam shumë e lumtur që marr përsipër këtë produksion", thotë dirigjentja Deniola Kuraja.

“Vejushat gazmore” e shkruar nga kompozitori austriak Franc Lehar, ka për regjisor po një artist austriak Kristian Papke, i cili pas eksperiencës me një dramë ne Taatrin Kombëtar rikthehet në Tiranë me këtë opera. Ai e ka afruar subjektin e viteve 900 në ditët e sotme madje edhe me një histori shqiptare.

"Historia e kesaj pjese është shkruar në France dhe luante me natyrën lindore. Unë e kam sjellë në ditët e sotme , ndryshe nga origjinali është një opera moderne dhe ka nqë qëndër një histori dashurie shqiptare. Kam khtyer në rrethin dhe tani jemi ne lindorët që tallemi dhe luajme me perëndimorët", shprehet Christian Papke, regjisor. Opereta me tre akte “Vejushat Gazmore” do të ketë premierën të enjten në mbrëmje dhe do të shfaqet katë netë për publikun.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›