E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Shkumbini mund Dinamon 1-0

Dinamo i ka shtuar nje tjeter humbje serise negative, duke u mundur me rezultatin 1-0 ne fushen e Shkumbinit, ndeshje e cila mbylli dhe javen e 15-te te Superliges. Nje paraqitje tjeter e dobet e kampioneve ne fuqi, qe nuk kane arritur asnje fitore ne gjashte ndeshjet e fundit te kampionatit. Sukses i merituar i Shkumbinit qe ka marre tri pike te rendesishme fale golit te mbrojtësit Mudrjagic ne pjesen e pare.

Ndeshja do te niste e shpejte, ku vendasit e drejtuar nga trajneri Daiu do te ishin me kerkues ne lojen e tyre, duke iu afruar me shume golit te avantazhit. Pa shume ide blute e Luis Blankos, te cilet do ta kishin shume te veshtire te organizoheshin ne aksionet e tyre sulmuese. Megjithe rastet per shenim, rezultati do te mbetej i pandryshuar deri ne fundin e pjeses se pare, kur Mudrajgic do te kalonte Shkumbinin ne avantazh. Ne zhvillimin e nje goditjeje kendi, mbrojtësi boshnjak do te devijonte sakte topin, duke e ndalur ate ne rrjete.

Ky gol do te mbyllte dhe 45 minutat e para, nderkohe qe me rikthimin ne fushe do te ishin perseri vendasit ata qe do te kontrollonin lojen. Reagimi i Dinamos do te ishte i dobet dhe nuk do te vinte ne dyshim epersine e skuadres peqinase. Nuk do te mungonin dhe momentet e tensionit, sidomos ne fundin e takimit qe do te mbyllej me fitoren minimale te Shkumbinit i cili me kete sukses eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve. Nderkohe, kjo humbje i shtuhet serise negative te Dinamos, qe duhet te qendroje ne vendin e peste te renditjes me 24 pike.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›