E Diel, 1 Nëntor 2026

Albpetroli me hap pretendenti, 12 fitore radhazi

albpetrolAlbpetroli arriti të marrë një fitore tjetër dje ndaj Delvinës me rezultatin 1 me 0, duke betonuar kështu vendin e parë në grupin B

Skuadra nga Patosi vijon të korrë triumfe javë pas jave, duke u shkëputur pesë pikë nga ndjekësja e saj më e afërt Tepelena, e cila duket se është dorëzuar në ndjekjen e kundërshtarit të saj direkt për kalimin në kategorinë e parë. Albpetroli fitoi dje ndaj Delvinës me rezultat të ngushtë, duke u mjaftuar me shënimin e vetëm një goli,  duke betonuar kështu vendin e parë në grupin B.

Potosakët vijojnë të bëjnë një paraqitje tepër mbresëlënë së në këtë kategori, ku kanë arritur 12 fitore radhazi në 13 javë të zhvilluara. Pra, që nga humbja e javës së parë në Tepelenë ndaj vendasve, tashmë Albpetrol nuk njeh më pengesë në rrugën e saj drejt ngjitjes në kategorinë e parë, mision i cili duket i përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i ndeshjeve në grupin B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›