E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari nxjerr në shitje veshkën, s'katë paguajë kredinë

PODGORICE- Një gazetar malazez nxjerr në shitje veshkën për të paguar kredinë. Lajmi transmetohet nga agjecia e lajmeve Beta

Gazetari Marko Perishiç nga Nikshiçi, shkruajnë mediumet malazeze, nuk kërkon para, por jep veshkën e tij si zëvendësim atij që do të paguajë kredinë.

Gazetari Perishiç, një kohë të gjatë ka punuar për mediumin e fabrikës “Nasha reç” (Fjala jonë), por për shkak të krizës ekonomike paga i është zvogëluar për 20 për qind dhe nuk është në gjendje të paguajë këstet e kredisë.

Ligji malazez ndalon tregtinë me organe njerëzore, si dhe shpalljen e kërkesës dhe shitjes së organeve.
(s.g/makfax/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›