Veliaj: Refuzimi i Braçes, në Korçë u delegua Beqja
TIRANE-Sekretari për rininë në PS, Erion Veliaj pohoi dje se nuk do të jetë ai i deleguar i kryesisë në Korçë, pas refuzimit të anëtarit tjetër të kryesisë, deputetit Erion Braçe. Ai vlerësoi Braçen si një opozitar të shkëlqyer, ndërsa tha se i deleguar në Korçë tashmë është Ilir Beqaj. Veliaj, gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, në Neës 24 tha se Presidenti duhet të zgjidhet nga populli.
Pse e votuat papritur Kodin Penal në Kuvend?
Teknikat parlamentare janë një gjë dhe thelbi i çështjes është një gjë tjetër. Thelbi i çështjes është që opozita votoi pavarësisht kërkesave të saj. Opozita kërkoi ndëshkimin e atyre që manipulojnë statistikat zyrtare për të shmangur rrezikun që Shqipëria të mos pësojë fatin e Greqisë. Të gënjesh me statistikat është kthyer në një spot kombëtar. Të thuash që ky është vendi që konkurron Gjermaninë, kjo është një gënjeshtër. Unë besoj se do të vijmë tek ajo ditë kur të themi se opozita kishte të drejtë. Patëm fatin e Greqisë sepse manipuluam me statistikat.
Pse pikërisht ditën që do të merrej vendimi në Bruksel atë ditë i thatë stop bllokimit?
E ke gabim, sepse ai ishte ligji i momentit. Do të kalojë edhe Gjykata Administrative.
Zoti Berisha ka thënë që për të luftuar korrupsionin është i gatshëm të ndryshojë Kushtetutën. Ju e jepni votën?
Absolutisht. Por, duhet të kuptosh që sa herë ka qenë nevoja për lënien e imunitetit ka qenë e gatshme opozita. A më thoni dot pse Lulzim Basha u fsheh për rrugën Durrës - Kukës. Çështja e tij s’u gjykua kurrë. Çështja e Mediut s’u gjykua kurrë. Çështja e z.Meta po ashtu.
PS humbi Bashkinë e Tiranës...?
Unë të ftoj të mos bësh avokatinë e asaj që ndodhi në Tiranë, sepse çdo njeri që ka mend në kokë, çdo njeri perëndimor e ka kuptuar se çfarë ndodhi në Tiranë. Është e certifikuar nga OSBE-ODIHR-i. Ajo që po bëjmë ne tani është se kemi investuar pafundësisht te rinia. Do të votojnë 200 mijë veta për herë të parë.
Mendoni se shumë prej tyre janë votues të Aleancës Kuq e Zi?
Unë besoj se Aleanca Kuq e Zi dhe partia e Bamir Topit janë outlet-e fantastike për të rinjtë dhe të djathtë të zhgënjyer nga një sekretar partie. Unë inkurajoj të gjithë ata të rinj të djathtë që po mbështesin Bamir Topin, Aleancën Kuq e Zi. I kuptoj që për arsye familjare mund të mos votojnë të majtën, por REFRESH, të rinjtë e PS-së që votojnë Edi Ramën dhe partia e Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut nga ana tjetër tregon që monopoli i Sali Berishës, një njeri që Presidenti i Republikës e quajti komunistin më të vjetër në politikën aktive që nga viti 1968. Z.Berisha e kalon gjithë kohën duke folur për të majtën. Unë kam qenë 5 vjeç kur vdiq Enver Hoxha. Unë kam lindur 10 vite, pasi Sali Berisha ishte bërë sekretar partie. Ç’lidhje kam unë me këtë? 70% e trupit të PS-së janë deputetë të rinj, për herë të parë. Ç’lidhje kanë ata?! Kur Presidenti i Republikës, që është sot një nga figurat më të pëlqyera të politikës shpërthen sepse Berisha thotë idiotësi çdo ditë. Ne themi fol për buxhetin, ai merret si gratë e liga duke akuzuar të tjerët. Ne e ftojmë që ai të bëhet pjesë e së ardhmes por ai thotë unë jam pjesë e së kaluarës. Kryeministri ka një fobi ndaj ideve, ai flet me emra të së kaluarës që unë as nuk i njoh.
Ju thoni që zoti Rama do të jetë kryeministër i ardhshëm. Si mund të drejtojë ai qeverinë, kur nuk menaxhon dot kryesinë e PS-së që është në kaos?
Ka kaos total në PS? Kjo është e gënjeshtërt.
Nuk është kaos që një anëtar kryesie, z.Erjon Braçe është caktuar të shkojë nga Berati në Korçë dhe nuk i bindet?
Është spekulim. Votuesit e Beratit e kanë deputetin e tyre. Ai është opozitar i shkëlqyer. Për këtë taktikë të re ka pasur një hezitim. Kjo është një taktikë e PS-së, secili prej nesh është i deleguar diku për të ndihmuar dhe jo për të zëvendësuar. Sot ekipi i PS është ekipi më kompakt, më eficient më i mirë që kemi pasur ndonjëherë.
Do ta mbuloni ju Korçën?
Jo.
Kush është i deleguar i kryesisë në Korçë?
Për qarkun e Korçës është i deleguar zoti Ilir Beqaj. Mua më takon për shkak të detyrës të jem në disa aktivitete sepse një element i punës sime është puna me të rinjtë.
Flasim për zgjedhjen e Presidentit. Si do të zgjidhet ai?
Ajo që unë mendoj unë është që sa më pak vendime t’i marrë politika dhe sa më shumë populli. Ne mund të shkojmë në një situatë që Presidentin ta votojë populli. Meqë po e hapim Kushtetutën për imunitetin ta hapim edhe për këtë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)