E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Sequi: Ka arritje në disa ligje ndiqni të njëjtën rrugë për të tjerat

TIRANË- 12 rekomandimet e Komisionit Europian janë në qendër të mbledhjes se sotme mes Ministrisë së Integrimit dhe delegacionit të Bashkimit Europian të Zgjerimit.

Gjatë fjalës së tij kreu I prezencës së BE-së në Tiranë, Ettore Sequi shprehu shqetësimin e tij për vonesën në reformën zgjedhore.

Ambasadori Sequi duke vlerësuar konsensusin ndërmjet palëve për miratimin e Koditr të ri Penal si dhe angazhimin e Shqipërisë në plotësimin e 12 rekomandimeve për statusin kandidat kërkoi që e njëjta rrugë të ndiqet edhe angazhimet e tjera të vendit.

Nga ana e saj Ministrija e Integrimit Majlinda Bregu theksoi se mazhoranca është e angazhuar për procesin e integrimit, por një rol të rëndësishëm luan edhe kontributi i opozitës duke theksuar se politka duhet të jetë e nëjtë në interesat e 94% të shqioptarëve. Sipas saj 12 rekomandimet kanë nisur të zbatohen dhe plan-veprimi i qeverisë po realizohet shpejt, ndërsa ka nevojë për bashkëpunim.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›