Veliaj e Lani, fushatë anti-NATO në zemër të SHBA-së
Ish-themeluesi i lëvizjes MJAFT dhe tani drejtuesi i partisë G-99, Erjon Veliaj erdhi në Qendrën Woodrow Wilson në Uashington, në një rrëfim politik, për Shqipërinë, dhe partinë e tij. Veliaj, i cili nga mënyra e të folurit, këtu në Uashington, duket se hapur, tashmë e ka "promovuar koalicionin e tij me Partinë Socialiste të Edi Ramës", kur foli për vështirësitë që po kalon vendi dhe pakënaqësitë sipas tij që kanë shqiptarët, nga kjo keq-qeverisje, mendon ai. Tashmë, ai deklaroi se është i pozicionuar mirë në jetën politike të vendit, dhe se mendon të jetë një politikan i "fuqishëm", politikan që thërret, për një ndryshim në jetën e Shqipërisë. "Erion Veliaj, ka deklaruar në Uashington në një intervistë për VOA-n se "sot, qeveria britanike është një qeveri e majtë laburiste, e cila është gati të privatizojë hekurudhat vetëm që të funksionojë më mirë transporti publik, ndërkohë që qeveria franceze është një qeveri e djathtë me në krye Sarkozinë, i cili është gati të mbajë komunistët më të flaktë si Kushneri në qeveri, sepse kështu funksionon më mirë". Çka ai lë të kuptojmë se është i gatshëm t'i kthej komunistët shqiptarë sërish në politikë dhe në drejtimin e vendit. Pikëpamjet e tij të thekura pro majtiste, ai i shprehu hapur gjatë intervistës me VOA-n teksa pohon se "... të rinjve (në Shqipëri) ne duam që t’u përgjigjemi jo më me metodat e vjetra që “fajin e ka komunizmi, apo perandoria otomane”, këta të rinj duan metoda të reja". Madje në Qendrën Woodroë Wilson në Uashington, Veliaj e paralelizoi në mënyrë ironike, përqindjen e madhe të shqiptarëve për t'u anëtarësuar në Nato, duke thënë se "shqiptarët sot, dashurinë dhe euforinë për Naton, e kanë në të njëjtën shkallë me atë kur përkrahnin Marksizëm - Leninizmin në kohën e Enver Hoxhës, apo Partinë e Punës". Erion Veliaj dhe Remzi Lani erdhën në Uashington, në kuadrin e një fushate propagandistike, në prag të fushatës elektorale, e cila fillon vitin e ardhshëm në Shqipëri, ku opozita tashmë, e ka bërë të qartë strategjinë e saj për ta nxirë sa më shumë imazhin e Shqipërisë këtu. Ata erdhën këtu me një mal me akuza kundër qeverisë demokratike duke deklaruar se "më vjen keq dhe nuk jam fare dakord që në diskutimet e tyre, Veliaj dhe Lani paraqesin mendime jo të përzgjedhura me ndershmëri. Jam dakord se ka të meta dhe ka korrupsion, për arsye për derisa ka edhe luftë kudra tij , pra ka edhe dukuri të tilla. Mirëpo, duhet pranuar se ka më shumë prova dhe fakte, të cilat flasin se shumë gjëra në Shqipëri me këtë fenomen kanë ndryshuar shumë , me atë çka kan qënë më parë. Në Shqipëri, parlamenti i saj i mbështetur nga shumica ka hequr imunitetin nje ministri e gatshme ta beje edhe per te dytin, për t'i hapur rrugën një hetimi të pavarur dhe transparent. Edhe ish-ambasadorja e SHBA-së, në Shqipëri, zonjusha Marizo Lino nuk ka qenë dakord me panoramën e mysafirëve nga Tirana, dhe ka kërkuar që të evidentohen rezultatet e arritura nga qeveria “Berisha”, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, edhe pse ka pranuar se ka ende probleme, sidomos me reformimin e sistemit të drejtësisë. Debatin në Qendrën Woodrow Wilson në Uashington, e udhëhoqi dr. Martin Sletzinger, i cili kryeson programin për Europën Lindore në këtë qendër.