E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj mos u fshih, trego ku shkuan 300 mijë euro

Kreu i G99, Erion Veliaj, vazhdon të heshtë për skandalin e zhdukjes së 300 mijë eurove të destinuara në ndihmë të rinisë shqiptare. Veliaj po zgjedh më mirë të fshihet dhe të mos japë shembullin e përgjegjësisë politike dhe qytetare, duke treguar ku shkuan 300 mijë euro të taksapaguesve angleze. Këtë çështje e denoncoi publikisht avokati Altin Goxhaj, i cili madje e ka denoncuar në Drejtorinë e Krimit Financiar për përvetësimin e 300 mijë eurove gjatë periudhës që ishte drejtues i lëvizjes “Mjaft”. Ky fond u sigurua nëpërmjet donatorëve të huaj për dhënien e mikrokredive për sipërmarrësit e rinj, por u zhduk së bashku me fondacionin. “Të dhëna të plota të investiguara u denoncuan pranë Drejtorisë Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si fazë e parë e denoncimit. Në ditët në vazhdim denoncimi do të shtrihet edhe në struktura të tjera të specializuara përfshi edhe Prokurorinë”, – deklaroi avokati Altin Goxhaj, pas paraqitjes së dokumenteve. Ndërkaq vazhdon të mbetet ende enigmë çështja e mbylljes së fondacionit “Mjaft”, pasi Veliaj që tashmë drejton një forcë politike, rreshtuar në koalicionin e Edi Ramës, i shmanget një sqarimi publik. Ndërsa një prej drejtuesve të “Mjaft”-it tha se fondacioni nuk është zhdukur, por u mbyll pasi nuk përmbushi objektivat. Denoncuesi i këtij skandali, Goxhaj, mendon se Veliaj fshihet pasi “e di shumë mirë se implikimi i tij dhe i bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, Arbër Veliaj, në grabitjen e parave të rinisë shqiptare nëpërmjet biznesit të paligjshëm “Grafik Propaganda”, e implikon në një çështje penale që ligji parashikon jo vetëm ndëshkime financiare”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›