E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për degë të caktuara edhe teste speciale

30/05/2009  Përzgjedhja

Sipas rregullores së publikuar, është përcaktuar se për t’u regjistruar në universitetet italiane kërkohen të njëjtët tituj studimi si dhe për regjistrimin në universitet shqiptare. Për këtë arsye, që në fazën e regjistrimit paraprak është e domosdoshme të bashkëngjitni fotokopje të formularit të regjistrimit në dy provimet me zgjedhje, të domosdoshme për regjistrimin në universitetet shqiptare (formulari A-1). Ata që e kanë kryer shkollën e mesme, detyrimisht duhet të paraqesin dëshminë e provimeve me zgjedhje (Matura Shtetërore). Kandidatët që nuk do të paraqesin këtë dokument, do të eliminohen menjëherë nga procesi i verifikimit. Gjatë ditëve në vijim pritet të botohen edhe të dhënat e reja rreth procedurave që do të ndiqen për legalizimin e dokumenteve që do të paraqiten për bursë studimi në këtë shtet pranë agjencive rajonale kompetente të të drejtave të studimit, si dhe të dhënat për paraqitjen e kërkesave për vizë studimi universitar pranë Zyrës së Vizave

Për t’u regjistruar është e domosdoshme njohja shumë e mirë e gjuhës (përmes provimit “CELI 3”).

Universitetet italiane do të verifikojnë kërkesat e bëra nga kandidatët shqiptarë për të caktuar fituesit

Mbyllen procedurat e regjistrimeve paraprake për kandidatët shqiptarë që duan të ndjekin studimet e larta pranë universiteteve italiane gjatë vitit të ardhshëm akademik. Gjatë ditës së djeshme janë depozituar kërkesat e fundit pranë organeve konsullore mbi aplikimet për secilin nga universitetet e këtij vendi. Pas depozitimit pranë ambasadës italiane, kërkesat e studentëve do të nisen nga ana e kancelarisë konsullore të ambasadës drejt universitetit italian të përzgjedhur, i cili do të vendosë në fund mbi pranimin e studentëve, sipas vendeve të rezervuara për studentët e huaj. Pasi të vlerësohen dhe verifikohen të gjitha kërkesat e të rinjve shqiptarë nga organet e specializuara në Itali, do të vendoset përfundimisht se cili e fiton provën e hyrjes. Ashtu siç është theksuar dhe në rregulloren e aplikimit, provimi i gjuhës italiane është i detyrueshëm jo vetëm për të ndjekur studimet e larta në këtë shtet, por vendimtar edhe për të dhënë konfirmimin më pas nëse kandidati e ka fituar të drejtën e studimit ose jo. Megjithatë, për disa degë të tjera, apo programe të limituara, studimi është vendosur që përveç testimit të gjuhës të zhvillohen dhe teste të tjera specifike me llojin e degës. Për rastet kur kandidati do të vlerësohet pozitivisht në këto prova, atëherë do të marrë dhe të drejtën e studimit. Konkretisht për kurset e diplomimit me numër të limituar (arkitektura, mjekësia, odontoiatria, veterinaria, profesionet sanitare, shkencat e formimit primar) përveç provimit të gjuhës janë parashikuar prova të tjera për t’u kaluar në lidhje me disiplina të veçanta. Në total janë përcaktuar për studentët shqiptarë rreth 3 mijë kuota pranimi. Ndërsa për rastet kur këto kuota nuk do të plotësohen gjatë raundit të parë, do të jetë sërish e hapur procedura e riaplikimit. Por kësaj radhe edhe me mundësinë e ndërrimit të programit të studimit nëse kandidati e dëshiron një gjë të tillë vetë. Brenda 12 dhjetorit universitetet do të bëjnë të ditur nëse ka ende vende të lira. Në këtë pikë ata që kanë mbetur jashtë mund të paraqesin kërkesën për një kurs tjetër diplomimi, ose për të njëjtin kurs në një universitet tjetër. Të rinjtë e huaj që jetojnë në Itali dhe dëshirojnë të regjistrohen në universitet, nuk hyjnë në këto kuota, por mund të paraqesin kërkesën e regjistrimit pa limite në numër, duke ndjekur të njëjtat rregulla si dhe italianët.Në bazë të numrit të përgjithshëm të vendeve në dispozicion, Ministria e Punëve të Jashtme italiane, në bashkërendim me Ministrinë e Universiteteve dhe Ministrinë e Brendshme, vendos një kuotë maksimale të vizave të hyrjes. Këto mund të lëshohen në përfaqësitë konsullore italiane gjatë afateve të vitit akademik, një kuotë që çdo vit parashikohet e madhe për t’u dhënë mundësi të gjithë atyre kandidatëve që kalojnë me sukses testet dhe provimet paraprake të studiojnë në Itali përkundrejt kushteve të vendosura tashmë. Të rinjtë e huaj, të cilët jetojnë në Itali dhe dëshirojnë të regjistrohen në universitet, nuk hyjnë në këto kuota, por mund të paraqesin kërkesën e regjistrimit pa limite në numër, duke ndjekur të njëjtat rregulla.

Provimi i gjuhës italiane është i detyrueshëm jo vetëm për të ndjekur studimet e larta në këtë shtet, por për të marrë edhe konfirmimin nëse kandidati shpallet fitues në programin e studimit që ka përzgjedhur ose jo. Njëkohësisht procedura e aplikimit ka tashmë të përcaktuar se për kurset e diplomimit me numër të limituar (arkitektura, mjekësia, odontoiatria, veterinaria, profesionet sanitare, shkencat e formimit primar), përveç provimit të gjuhës janë parashikuar prova të tjera për t’u kaluar nga konkurruesit në lidhje me disiplina të veçanta të këtyre degëve. Gjithashtu, në rast se nuk plotësohen që në fazën e parë kuotat, brenda 12 dhjetorit universitetet do të bëjnë të ditur nëse ka ende vende të lira sipas programeve përkatëse.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›