E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Radha e një qeverisje që zbaton ligjin

Kreu i Partisë Social Demokratë Skënder Gjinushi ka vijuar turin e tij elektoral në Peshkopi. Nga Peshkopia Gjinushi u ka kërkuar banorëve të votojnë një qevri ndryshe që zbaton ligjin dhe jo që shkel atë, si dhe të një qeverisje që lufton korrupsionin. 

PESHKOPI- Vendit i duhet një qeverisje që të zbatoj ligjin, e jo ta shkelë atë, ndaj duhet të realizohet ndryshimi i madh. Kështu është shprehur gjatë një turi elektoral në Peshkopi kreu i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi. “Qëllimi është dhënia e vendit e një qeverisje tjetër, të një qeverisje ndryshe, të një qeverisje që zbaton ligjin dhe jo që e shkel atë, të një qeverisje që lufton korrupsionin dhe jo që bashkëpunon dhe pjell korrupsion dhe të një qeverisje që lufton banda dhe që është bandë vetë”- u shpreh Gjinushi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›