Filloi trajnimi bazik për 136 kadetë të policisë

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ka filluar trajnimi bazik i gjeneratës së 45-të të Policisë së Kosovës. Trajnimin bazik e filluan edhe pjesëtarë të Inspektoratit Policorë të Kosovës, njoftohoi MPB përmes një komunikate.
Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan-programeve të dizajnuara në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Akademi, nënkolonel Driton Zabërgja, i inkurajoi kadetët që të japin maksimumin nga vetja e tyre dhe të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses.
Trajnimi do të zgjasë 26 javë dhe në të do të marrin pjesë 136 kadetë të Policisë së Kosovës dhe 14 pjesëtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës./Indeksonline/