Velina e Fiks-it, puthje në publik me të dashurin natën e Krishtlindjeve
Devisa Guma, velina brune e emisionit “Fiks Fare” në “Top Channel”, është fotografuar nga paparaci ynë në momente intime me të dashurin e saj, në hapjen madhështore të diskos “Doberman”, në periferi të Tiranës. Mes shumë personazheve VIP, që ishin të pranishëm në hapjen e kësaj diskoteke natën e Krishtlindjeve, ra në sy velina bukuroshe e Fiks-it, tek puthej me të dashurin e saj, një futbollist i ri. Ata kanë pak muaj që shoqërohen bashkë, pak kohë Devisa ka filluar punë si velinë e Fiks-it. Gjatë mbrëmjet së Krishlindjeve ata janë argëtuar gjatë gjithë natës në këtë disko, ku dhe kanë kërcyer.