E Diel, 1 Nëntor 2026

Këngëtarë të njohur bëhen bashkë në një klip dedikuar të ikurve nga kjo botë

 “Jo s’të fal” titullohet klipi më i ri, që ka nisur të transmetohet prej ditës së djeshme në kanalet muzikore shqiptare.  Automatë që ulen dhe disa qirinj që ndizen një nga një, është domethënia e një klipi të dhimbshëm me vargje prekëse. Dhe në fakt është një dedikim, kushtuar të gjithë të ikurve nga kjo botë, të cilët nuk jetojnë më  e mungojnë në ndërrimin e viteve. është një klip, bashkëpunim  i Flori Mumajesit dhe grupit “Kthjellu”, të cilët kanë ftuar në këtë  këngë të re të këndojnë nga një varg të vetëm  disa këngëtarë të njohur si: Pirro çako, Eli Fara, Ronela Hajati, Rosela Gjylbegu, Julka, madje dhe një mikesha e Florit.  Zakonisht është tendencë  botërore që kën gëtarët  të mblidhen bashkë n ë këngë festash, ose këngë  përkujtimore, gjë që nuk ndodh shpesh mes këngëtarëve shqiptarë. Për grupin kosovar “Kthjellu”, kjo këngë do i paraprijë realizimit të tyre të ri muzikor, që pritet të transmetohet në kanalin muzikor MTV, në fillim të muajit mars 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›