Stine sërish i dashuruar, zbulohen fotot me këngëtaren kosovare Adelina Berisha
Disa foto plot dashuri që këngëtarët Ernest Duka dhe kosovarja Adelina Berisha kanë bërë bashkë këto ditë në Kosovë tregojnë shumë. Pas klipit "Dashuria fillon", që jo rastësisht është titulluar kështu, Stine vendos të prezantohet hapur si i dashuri i 19 vjeçares nga Kosova. Ne kemi arritur të sigurojmë këto foto, që janë realizuar me dëshirë nga çifti. Klipi i sapo publikuar është një bashkëpunim me këngëtaren e re nga Kosova, Adelina Berisha, me të cilën këngëtari ka nisur këtë lidhje të re dashurie. Adelina është parë në klipin e saj "Merre këtë shpirt", për realizimin e së cilës ajo kishte bashkëpunuar me tekst shkruesin Avni Qahili dhe kompozitorin Virusi. Ndërsa kësaj here bashkëpunëtori i saj jeton në Tiranë. Një takim i rastësishëm gati një vit më parë ka shërbyer për më shumë se kaq. Adelina dhe Stine kanë realizuar këto ditë këngën "Dashuria fillon", një krijim që flet për fillimin e një historie dashurie. Kjo është e dashura aktuale e Stines, dhe ndihen mirë në krah të njëri-tjetrit. Ata janë njohur në Kosovë nëntorin e kaluar, kur u ndodhën bashkë në xhirimet e klipit të përvitshëm për Vitin e Ri, ndërsa Stine këndonte "Vajzë ndaloje vrapin" me grupin "Skillz". Që nga ai takim i rastësishëm, ata i ruajtën kontaktet fillimisht si shokë ndërsa janë takuar më vonë gjatë udhëtimeve të tij në Prishtinë, ku ai udhëtonte shpesh për përgatitjen e albumit të ri. Thuhet se ata kanë 1 vit që njihen por janë lidhur pas fushatës zgjedhore në Kosovë. Stine është përfolur shumë për lidhjen tre vjeçare me Rozën, vajzën e Rita Latit, të cilës i dedikoi para disa ditësh klipin "Gëzuar Vitin e Ri", pasi ishin njohur 4 vite më parë në natën e ndërrimit të viteve.