Çifti Vera e Timo vizitojnë “City Park” në shoqërinë e Valbona Selimllarit
Dihet që Valbona Selimllari është debulesa e çiftit Vera Grabocka dhe Timo Flloko, ndaj kanë vendosur të zgjedhin ish-missin, për të vizituar ambientet e qendrës më të re tregtare “City Park”, qendrës tregtare, një qendër tepër luksoze, ceremonia inauguruese e së cilës u organizua disa ditë më parë në Tiranë. Kjo edhe për faktin se Valbona, do të jetë menaxherja e kësaj qendre, në ambientet e së cilës kishte qindra të pranishëm, mes të cilëve shumë personazhe VIP. Vera Grabocka ka pak kohë që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte shkuar për t’u kujdesur për vajzën e vetme, e cila sapo është bërë nënë. Ndërkohë që Grabocka është në ditë intensive pune, pasi është regjisorja e spektaklit “Vallëzim me yjet”, që do të nisë të transmetohet në “Vizion Plus” ditë e para të janarit 2010.