E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano presion Ramës: President ose lëvizje brenda PS

Fatos Nano i ka lënë 24 orë kohë PS që të çojë emrin e tij në Parlament si kandidat për Kreun e Shtetit në të kundërt brenda selisë rozë do të ketë një tjetër lëvizje politike, rreth të cilës i janë bashkuar paraditen e së shtunës shumë emra të njohur të së majtës shqiptare.

Ndërsa ka biseduar me mbështetësit e tij Nano ka bërë të qartë faktin që nesër në takimin mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në tavolinë të hidhet emri i tij.

Rreth mesiditës, në zyrën e tij Fatos Nano ka zhvillur takime intensive me ish-deputete, ish-drejtues qendrore dhe lokale te PS, si edhe me drejtues e aktiviste te shoqerise civile dhe te rinj e te reja.

Mësohet se gjatë takimeve eshte folur edhe per ngurimin e kryetarit te PS Edi Rama, per ta mbeshtetur politikisht dhe me firma kandidimin e Fatos Nanos per President.

Nder te tjera eshte diskutuar edhe per mundesine e moskandidimit te Fatos Nanos per shkak te mosmbeshtetjes nga Edi Rama. Ne nje rast te tille, nese Edi Rama nuk e mbeshtet Fatos Nanon ne kandidimin per President, atehere u percaktua gatishmeria per fillimin e pergatitjeve per nje levizje te re politike perfaqesuese dhe gjitheperfshirese brenda PS, një levizje qe mund te filloje pergatitjet qe javen e ardhshme.

Një ditë më parë, ish kreu i PS, u takua me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, të cilit i ka shprehur qendrimin e qartë se nëse nuk merr mbështetjen e PS si kandidat për President, ai do të nisë një lëvizje politike në PS për të çmontuar, sipas tij, “parazitizmin korruptiv dhe dështues të Ramës si opozitar fals dhe për ribashkimin e së majtës me apo pa Metën”.

Pas kësaj lëvizje të papritur të Fatos Nanos, takimi mes Berishës dhe Ramës bëhet edhe më interesant, me pikëpyetjen e madhe, a do e propozojë Rama Fatos Nanon për President?
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›