Velipoje humb jeten drejtuesi i motocikletes
Ylli Pashuku 38 vjeç nga Bërdica e Mesme ka humbur jetën gjatë natës së mbrëmshme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
38 vjeçari babai i katër fëmijëve ka qenë duke udhëtuar me motoçikletën e tij nga Velipoja në drejtim të Bërdicës së Mesme, kur në hyrje të fshatit Trush ka humbur kontrollin ndaj motoçikletës së tij dhe për pasojë është përplasur me një bordurë ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur efektiv të policisë rrugore dhe të ekspertizës të cilët kanë hetuar shkaqet e aksidentit.
Nga sa mësohet, viktima ka qenë duke ecur me shpejtësi the normave të lejuara, por shkaktari kryesor i aksidentit është edhe pjesa e amortizuar e rrugës si dhe dyshohet ndonjë devijim për shmangie të ndonjë kafshe që mund të ketë qënë në rruge. Aksi rrugor Shkodër-Velipojë gjatë sezonit të verës kthehet në aksin më të rrezikshëm në qark sa i përket aksidenteve, kjo për arsye të rritjes së fluksit të automjeteve kafshëve në rrugë si dhe mungesës së sinjalistikës rrugore, ndriçimit dhe amortizimit të aksit rrugor në disa vende.