Bllokohet Kapshtica shkak greva e pergjithshme ne Greqi
Është bllokuar pika kufitare e Kapshticës, si rezultat i grevës 48 orëshe në të cilën është përfshirë Greqia.
Mijëra emigrantë të cilët kishin zgjedhur për tu kthyer në vendin e tyre, duhet të presin me orë të tëra pasi për 24 orë autoritetet doganore nga pala greke kanë konfirmuar se do të jenë në grevë në mbështetje të grevës së përgjithshme të shtetit grek.
Si rezultat i kësaj situate, në piken kufitare të Kapshticës nuk lejohet qarkullimi i automjeteve dhe kalimtarëve.
Ndërkohë që të gjitha automjetet që kanë mbërritur në këtë pikë janë kthyer pas. Pika kufitare e Kapshticës, njihet si një nga pikat me fluksin më të madh të kalimtarëve.