E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllai i Ayman Al Zavahrit dëshiron paqe me Perëndimin

Vëllai i liderit të Al Qaedës Ayman Al Zavahri, Mohamed Al Zavahri, shprehu gatishmëri për t'u bërë ndërmjetësues në negociatat për tejkalimin e qetë të konfliktit midis islamikëve dhe Perëndimit.

Në një intervistë për CNN, Mohamed Al Zavahri deklaroi se dëshiron të ketë paqe midis jomyslimanëve dhe myslimanëve.

"Unë nuk përfaqësoj asnjë grup. Roli im është i ndërmjetësuesit midis Perëndimit dhe islamikëve. Kjo është detyrë shumë e ndërlikuar. Nëse ju dëshironi paqe, duhet t'i bindni edhe të tjerët se edhe ata do të ndjehen të sigurt", tha ai.

Propozimin ai e ekspozoi në gjashtë faqe. Ai propozoi pajtimin për marrëveshjen paqësore në afat prej 10 viteve, nëse Perëndimi i plotëson disa kushte: SHBA-ja dhe Perëndimi të heqin dorë nga ndërhyrja në vendet myslimane dhe nga lufta me islamin, lirimin e të gjithë të burgosurve, të mbajtur sipas akuzave për ekstremizëm mysliman, mos-përzierjen në sistemin arsimor të myslimanëve.

Si përgjigje ndaj kësaj, islamistët obligohen që t'i ndalojnë sulmet mbi botën perëndimore dhe të mos provokojnë përleshje të reja, t'i mbrojnë "interesat ligjore të Perëndimit në botën islamike".

"Nëse do fitonte kjo ide, atëherë nuk do të bëheshin atentatet e 11 shtatorit. Shpresoj që edhe sot është e mundur që të arrihet paqe. Duhet të kthehet faqja dhe të harrohet e kaluara", tha vëllai i prijësit të Al Qaedës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›