E Diel, 1 Nëntor 2026

Frekuentimi në shkolla, braktisja ka si motiv varfërinë

Braktisja e shkollave vend, ndodhë për dy arsye. E para për shkak të varfërisë ndërsa e dytë për shkak të lëvizjes së familjeve nga zonat malore drejt atyre fushore e cila në shumët e rasteve shoqërohet me mos regjestimin në shkollat e qytetit ku kanë shkuar. Sipas shifrave e obeservatoit për të drejat e fëmijëve, regjistrimi në arsimin parashkollor është në shifra të ulta, në vlerën më pak se 50%. Qarku Dibrës ka vlerën më të madhe në vlerën 45% ndër më pas vjen Kukësi me 40%.
Në kontrast me më të parën shkalla e regjistimit për arsimin e detyruar, pra fëmijët e moshës 6 deri në 15 vjeç figurojnë të regjistuar më shumë në shkollat e qarkut Dibër, Kukës dhe me pak të regjistruar në zonat e ulta. Vlora, ka një përqindje të vogël të nxënësve që janë regjistruar në shkollat 9-vjeçare e vlerësuar me 49.35%. Sipas drejtueses të aleancës për të drejtave të fëmijve Elma Toshana, kur familjet zhvendosen drejt qyteteve më të ulta si në rastin e Vlorës, nuk e regjistojnë fëmijën e tyre në shkollë.
Të dhënat tregojnë edhe një fak tjetër. Fëmijët e shkollave 9-vjeçare në Shqipëri bëjnë rreth 50 orë mësim në vit më pak se bashkëmoshatarët e tyre të vendeve në Bashkimin Europian.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›