Vellezerit e Veselit Te zbardhet krimi
Te zbardhen pistat pse u vra vellai yne meqenese ministri i Brendshem e perjashtoi vrasjen per motive politike theksuan dje ata duke shtuar se deri tani ia kane lene ne dore drejtesise zbardhjen e krimit. Por pas dy javesh policia nuk ka asnje piste zyrtare per shkaqet dhe autorin e mundshem te ketij akti kriminal. Nga policia e Kukesit njoftohet se nga shoqerimi i mese 30 personave shumica miq shoke e te aferm te Veselit qe jane pyetur ne cilesine e njerezve te cilet mund te kene pasur dijeni per ndonje konflikt te tij te gjithe jane lene te lire. Madje dhe grupi i eksperteve nga Tirana po duket gjithnje e me rralle ne Kukes.
Ndonese jane bere dy jave qe nga vrasja e Remzi Veselit ne shtepine e tij ne periferi te Kukesit vijojne te vijne njerez te shumte nga te gjitha anet per te ngushelluar. Sipas zakonit vendas jane burrat e shtepise qe presin njerezit. Ne shtepine e Veseleve jane dy vellezerit e viktimes Bilbili dhe Serveti me te vegjel se Remziu por dhe shume kusherinj te
tyre te gjithe djem te rinj nga fisi i njohur ne te gjithe zonen. Kane ardhur nga te gjitha zonat- thote Serveti- madje dhe nga qytete te tjera qe ne nuk i njohim por kane njohur vellain tone dhe vijne per te na ngushelluar. Nje prej kusherinjve i cili nxjerr kafet per njerezit qe vijne per ngushellime thote se jane mbi 8 mije vete qe kane ardhur ne shtepine e kryekomunarit Remzi Veseli pas krimit qe i mori jeten atij. E parkuar eshte edhe autovetura e Veselit dhe gjurma e dukshme e nje plumbi ne cepin e xhamit pikerisht plumbi i pare qe ka marre viktimen. Nuk kemi asnje ngaterrese dhe askujt nuk i kemi borxh. Nuk dime kush na e ka vrare vellain- thote Bilbili i cili tashme eshte i madhi ne kete shtepi. - Ne ia kemi lene policise ne dore per ta zbuluar por deri tani nuk eshte bere asgje. Vellai tjeter Serveti shkon me tej duke kerkuar direkt zbardhjen e krimit. Falenderoj mediat per interesimin e tyre ne drejtim te zbardhjes se vrasjes se vellait tone Remzi Veseli. I drejtohem qeverise shqiptare ne vecanti ministrit te Brendshem Lulzim Basha i cili ne nje deklarate per publikun ka perjashtuar pisten e vrasjes politike qe te zbardhe pistat e tjera per vrasjen e vellait tone. E bejme kete thirrje drejtuar shtetit pasi qe ne momentin e vrasjes ne i jemi drejtuar policise me shpresen e zbulimit arrestimit dhe venien para drejtesise te autorit te vrasjes se vellait tone Remzi Veseli thekson Servet Veseli.
Kryekomunari Veseli u vra ne menyre misterioze rreth ores 2100 te dates 25 tetor me tre plumba dy prej te cileve ne koke. Vrasja eshte denuar nga te gjithe instancat shteterore por me gjithe angazhimin e eksperteve me te mire te policise nuk ka ende nje emer apo piste per kete krim.
PS Do protestojme per zbardhjen
Pikerisht dy jave pas vrasjes ka reaguar dhe PS-ja e Kukesit me ane te nje deklarate ku kerkojne qe kjo vrasje te zbardhet sa me shpejt nga organet e rendit dhe drejtesise. Asambleja e Partise Socialiste u mblodh te shtunen dhe pasi u mbajt nje minute heshtje per nder te kolegut Remzi Veseli vendosen te dilnin me ane te deklarates publike. PS-ja e Kukesit ka humbur nje nder njerezit me te dashur te saj kryetarin e Komunes Thertore shokun tone te dashur Remzi Veseli. Vdekja e tij nuk erdhi nga shkaqe natyrore por nga dora gjakatare e krimit. Vrasja ne deren e shtepise e njeriut me mandate te popullit jo vetem qe eshte nje krim makaber por eshte dhe nje kambane e forte alarmi per mungesen e sigurise se jetes per gjithe banoret e rrethit tone thuhet ne deklaraten e socialisteve kuksiane. Nepermjet kesaj rezolute PS-ja e rrethit te Kukesit u kerkon organeve kompetente qe ne menyre urgjente brenda nje periudhe te shkurter te zbardhe kete ngjarje ne te kundert PS-ja e rrethit Kukes do te protestoje fuqishem deri ne zbardhjen e ketij krimi.