TEST TE DENUARVE-Panik ne burgje dy te semure me SIDA
PAS VDEKJES SE 27-VJECARIT/ Semundja vdekjeprurese e SIDA-s alarmon burgjet shqiptare. Pas verifikimit se nje 27-vjecar kishte humbur jeten nga SIDA ne burgun e Peqinit dje eshte konfirmuar edhe nje tjeter person i infektuar nga kjo semundje ne te njejtin burg. I denuari per tentative vrasjeje eshte 36 vjec. Nis testimi i te gjithe te burgosurve dhe punonjesve te administrates
Burime nga ky dikaster deklaruan dje se nje tjeter i denuar inicialet e te cilit jane B.O. 36-vjec nga qyteti i Elbasanit vuan prej shume vitesh nga SIDA. Ky person i dyti pas shtetasit te denuar V.Cami qe gjeti vdekjen mesohet se eshte transferuar neper disa burgje para se te mberrinte ne qeline ku mbahet aktualisht. Mesohet se 36-vjecari i burgosur per tentative vrasjeje i denuar me 5 vjet burg ndodhet ne qelite e Peqinit ku eshte akomoduar ne mjediset e spitalit te ketij institucioni. Burime nga stafi mjekesor i burgjeve pohojne qe nga momenti i arrestimit me 9 prill 2007 ky i burgosur ka pretenduar se vuante nga semundja e rrezikshme cka ka bere qe te trajtohej ne menyre te vecante te mbahej i izoluar nga bashkevuajtesit nderkohe qe merrte mjekimet me medikamente. Gjate kohes se paraburgimit ky qendroi ne qelite e burgut te Peqinit ndersa pas marrjes se denimit u transferua ne burgun e Korces. Deri pak muaj me pare ai qendroi ne kete institucion por pas kerkesave te perseritura ai u rikthye serish ne Peqin. Tashme atij i kane mbetur edhe rreth dy muaj nga perfundimi i denimit. Burimet nga burgu i Korces pohojne se fillimisht gjendja shendetesore e ketij te denuari ishte ne pergjithesi pa probleme te renda nderkohe qe njihej si nje i burgosur me sjellje te mire. Nisur nga keto arsye gjate kohes qe ndodhej ne kete burg ai ka mundur te siguroje dy here leje shperblyese 5-ditore per te shkuar ne shtepi. Burgu i Korces pohon gjithashtu se ketij te denuari nuk i vinte per vizite familja ndersa institucioni i vuajtjes se denimit i kishte siguruar te gjitha kushtet per tu kuruar ne qeli. Sipas informacioneve brenda burgut stafi mjekesor i ketij institucioni vec te tjerash ne menyre sistematike kryente dezinfektimin e mjediseve qe shfrytezoheshin nga ky i burgosur. Po keshtu e njejta gje rezulton se eshte bere ne qelite e Peqinit ne vendet ku ka banuar 27-vjecari qe humbi jeten 4 dite me pare. Aktualisht sistemi i burgjeve eshte vene ne alarm per shkak te pasojave qe ka sjelle mosidentifikimi i semundjes se SIDA-s nga e cila ka vuajtur i denuari V.Cami qe vdiq kater dite me pare ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane. Mendohet se gjate dy viteve qe ka vuajtur denimin ky i burgosur te cilit nuk i ishte percaktuar diagnoza e sakte ka komunikuar dhe kontaktuar me mjaft bashkevuajtes dhe personelin e Burgjeve te cilet mund te jene te rrezikuar nga virusi i rrezikshem. Burgjet kane kerkuar informacione te plota nga institucionet ku ka vuajtur denimin ky person. Po keshtu jane kerkuar informacione te detajuara rreth faktit nese 27-vjecari ka bere tatuazhe apo injeksione te ndryshme. Informacione te hollesishme burgjet kane kerkuar edhe per familjen e Camit pasi keta persona kane qene me te rrezikuarit per te marre virusin e rrezikshem.
Vdekja nga SIDA Cami nuk kishte diagnoze
TIRANE - Vdekja ne qeli e te denuarit V.Cami 27 vjec kater dite me pare ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane ka vene ne levizje sistemin e burgjeve. Gjithcka ka ndodhur per shkak se i burgosuri megjithese kishte dy vjet qe qendronte neper burgje nuk ishte diagnostikuar me semundjen e rrezikshme por kurohej per semundje dermatologjike. Madje me kete diagnoze 27-vjecari i denuar per vjedhje ishte derguar dy here ne Spitalin e Burgjeve ku pas qendrimit shtruar disaditor ai percillej serish neper burgje te ndryshme ne vend. Dhjete dite para se te nderronte jete ai per shkak te nje paralize totale u percoll me urgjence nga qelite e Peqinit per ne kryeqytet por stafi mjekesor i Spitalit te Burgjeve duke pare gjendjen e tij te renduar vendosi ta transferoje ne Spitalin Infektiv ne QSUT me diagnozen e semundjes se lekures. Gjate dy viteve qe qendroi ne qeli 27-vjecari i ishte nenshtruar disa analizave mjekesore por te gjitha dilnin mire. Mjeket e QSUT duke pare gjendjen e tij te renduar vendosen ti benin nje test te shpejte te semundjes se SIDA-s pas te cilit ky rezultoi se jo vetem qe vuante nga kjo semundje por ajo ndodhej ne faze te avancuar. Pas 10 ditesh ai vdiq ne QSUT dhe pas kryerjes se procedurave Burgjet ia dorezuan trupin e pajete te tij familjareve per te bere nderimet e fundit. fa.ma.