Zjarr ne shtepine e biznesmenit policia Ishte akt i qellimshem
TIRANE - Apartamenti i nje biznesmeni eshte rrezikuar te perfshihet nga flaket pak minuta para mesnates se te shtunes. Zjarri sipas policise ka qene i qellimshem pasi ne porten hyrese te baneses ishte hedhur nje sasi e konsiderueshme benzine. Fale deres se blinduar dhe nderhyrjes ne kohe te zjarrfikeses flaket jane shuar brenda pak minutash pa shkaktuar deme te medha materiale. Ngjarja ndodhi ne apartamentin e katit te katert te nje pallati te ri ne pronesi te biznesmenit D. Dizdari prane repartit RENEA. Ne momentin kur ka rene zjarri 27-vjecari Dizdari ndodhej ne shtepi dhe ka lajmeruar menjehere policine duke qene se ka ndjere edhe eren e benzines. Fillimisht ai eshte munduar te shuaje flaket ne korridorin e apartamentit. Vatra e zjarrit sipas biznesmenit filloi poshte deres se jashtme dhe vazhdoi pergjate dyshemese ku ishte hedhur benzina. Policia e Komisariatit nr.4 dhe forcat zjarrfikese kane shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes duke mundur te shuajne flaket ne pak minuta e ne kete menyre kane parandaluar perhapjen e metejshme te zjarrit qe vec apartamentit te Dizdarit mund te rrezikonte edhe banoret e tjere te pallatit. Burime nga policia sqaruan se nuk ka asnje dyshim se zjarri qe perfshiu apartamentin e 27-vjecarit ka qene i qellimshem pasi gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes jane gjetur gjurme ne formen e blozes qe shkakton djegia e benzines. Ekspertet treguan dje se persona ende te panjohur kane lagur me benzine deren e jashtme te apartamentit te biznesmenit e me pas e kane derdhur benzines poshte deres ne menyre qe zjarri te perhapej edhe ne ambientet e brendshme. Burimet sqaruan se nuk ka asnje mundesi tjeter qe zjarri te kete rene aksidentalisht nga ndonje shkendije elektrike pasi pervec provave te gjetura aty qe vertetojne te kunderten prane deres ku u zbulua vatra e zjarrit nuk kalonte asnje linje elektrike. Biznesmeni D. Dizdari jetonte vetem ne apartament pasi familja e tij prej vitesh ndodhet ne Amerike. Ndersa ai administron bizneset qe ka hapur vite me pare i ati ne afersi te Institutit te Shendetit Publik ne Tirane. Dizdari ka ne pronesi nje kompleks qe perbehet nga bar restorant dhe hotel. Hetimet e policise jane perqendruar kryesisht tek biznesi qe ai administron por pa lene menjane edhe probleme personale qe mund te kete pasur 27-vjecari kohet e fundit.