E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpejtesia Benz-i karambolohet ne lumin Lane shpetojne 3 persona

TIRANE - Shpejtesia me te cilen po levizte nje mjet luksoz mbremjen e djeshme ne Tirane per pak u ka marre jeten tre personave qe ndodheshin ne te pasi makina doli nga rruga dhe perfundoi ne lulishten anes Lanes. Ngjarja ndodhi ne Unaze perballe ish-ekspozites Shqiperia sot prane Gjykates se Tiranes. Sipas policise aksidenti ka ndodhur ne oren 2000 kur mjeti luksoz tip Benz me targe TR3223S doli nga rruga ne momentin qe po kalonte ne bulevardin Bajram Curri. Pak meter para se te mberrinte para lulishtes ajupi shoferi Erald Manaj 24 vjec ka kryer nje manover me timon cka ka bere qe makina te kryeje nje rrotullim thuajse te plote ne vend dhe pastaj te levize per inerci anash duke u ngjitur ne trotuar dhe duke rreshqitur drejt Lanes. Mjeti ka thyer njeren nga shtyllat e ndricimit te rruges dhe eshte perplasur me njeren nga pemet shekullore qe ndodhen ne lulishten anash Lanes ku dhe ka qendruar. Fatmiresisht te tre te rinjte qe ndodheshin ne te nuk kane pesuar asnje demtim. Kalimtaret e shumte qe po leviznin ne ato momente ne rruge kane shkuar tiu japin ndihmen e pare tre te rinjve te cilet kane zbritur vete nga makina. Ne te njejtin moment eshte njoftuar policia dhe urgjenca mjekesore. Po keshtu jane njoftuar edhe familjaret e tre te rinjve te cilet banonin ne pallatin perballe. Keta mberriten menjehere te alarmuar por u qetesuan kur mesuan se djemte e tyre ishin mire dhe se nuk kishin pesuar asgje. Deshmitaret e ngjarjes pohuan se mjeti me te cilin leviznin tre te rinjte po ecte me shpejtesi ndersa si shkak i rreshqitjes mendohet se ishte lageshtira ne rruge pasi ato momente nisi te binte shi. fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›