E Diel, 1 Nëntor 2026

Vend pune permes aplikimit anonim - projekt pilot antidiskriminimi ne Gjermani

Po qe se aplikimi per pune i dikujt me emrin Ali apo Mehmet bie ne duart e nje shefi personeli ne Gjermani ka shume mundesi qe ai te hiqet menjane pavaresisht sa te mira mund te jene deftesat apo CV-ja e tij. Ndersa CV-ja e nje aplikanti me emrin Peter apo Hans ka me shume shanse per sukses pra per tu ftuar ne nje interviste si hap i pare drejt vendit te punes. Ky eshte rezultati i studimit te nje Instituti per te Ardhmen e Punes ne Gjermani IZA.

Cilat shtresa diskriminohen

Thjesht emri turk mund te shkaktoje uljen me 25 te shanseve personale per nje interviste per vend pune thote Ulf Rinne nga IZA. Ne studim aplikantet me emra gjermane kane mesatarisht 14 me shume shanse per tu ftuar. Ne hapin e pare te procedimit per vend pune ekziston pra nje diskriminim substancial mendon ekonomisti Rinne.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Logoja e Institutit per te Ardhmen e Punes IZA

Por nuk jane vetem aplikantet me emra te huaj ata qe diskriminohen. Studimet tregojne se edhe grate para se gjithash nenat personat me aftesi te kufizuara fizike kane me pak shanse ne hapat drejt marrjes se nje vendi pune. Kjo pavaresisht kualifikimit te tyre.

Christine Lders nga zyra e antidiskriminimit te federates ka shpallur nje projekt pilot qe nisi nga puna te enjten. Ne projektin qe zgjat nje vit marrin pjese pese firma gjermane nder to Telekomi Posta Ministria gjermane e Familjes dhe Agjencia Federale e Punes ne landin e Renanise veriore dhe Vestfalise.

Pro dhe kunder aplikimeve anonime

Sipas Christine Lders ne aplikimin anonim per vend pune nuk do te kete as foto as moshe dhe gjendje civile. Keshtu me kete synohet te menjanohet skualifikimi i aplikimeve te emigranteve apo te moshuarve. Lders Po qe se nje aplikant e kalon hapin e pare dhe ndodhet perballe personelit per interviste disa paragjykime fillojne e bien.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Christine Lders e ngarkuara kunder diskriminimit ne qeverine gjermane

Shume punedhenes nuk e kane pritur mire kete projekt. Ata i tremben rritjes se burokracise sepse realizimi i projektit nuk eshte i mundur pa krijimin e nje zyre te ndermjetme personeli. Puna qe duhet bere per te zene vendet bosh te punes do te jete me e madhe mendon presidenti i puendhenesve gjermane Dieter Hundt.

Por Christine Lders e mbron projektin e saj Ekonomia nuk ka pse te shqetesohet dhe duhet ti jape ketij projekti se pari nje shans thote ajo. Pjesemarrja ne projektin pilot eshte mbi baza vullnetare dhe ajo nuk ka ndermend te kerkoje futjen e aplikimeve anonime me ligj.

Tek vullnetaret qe marrin pjese ne projekt ben pjese edhe koncerni i kozmetikes LOreal. Drejtori i personelit Oliver Sonntag e shpjegon keshtu perfshirjen ne projekt Ne donim te pengonim vendimet intuitive te personelit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Oliver Sonntag drejtor personeli i LOrealit

Kalimi i barrieres se pare ne aplikim - mundesi per shanse te barabarta

Firmat me perzierje nderkombetare ku punojne gra burra te rinj e te vjeter jane vecanerisht te suksesshme. Sipas Sonntag Aplikimi anonim do te ndihmoje qe te njohim njerez te ndryshem dhe ti vleresojme ata mbi bazen e kualifikimeve qe kane.

Por cfare ndodh ne interviste Nuk fillojne te veprojne me se voni ne kete moment paragjykimet Jo mendon shefi i personelit te LOrealit Oliver Sonntag. Ne nje bisede te tille secili mund te terheqe vemendjen me mundesite qe ka motivimin dhe energjine e tij. Ne kete pike ekzistojne shanse te barabarta.

Ulf Rinne nga Instituti per te ardhmen e punes eshte i bindur se nga aplikimi anonim perfitojne jo vetem punemarresit. Vendet vakante duhet ti marrin me te miret. Po qe se diskriminimi ben qe pikerisht kjo te mos ndodhe atehere ky eshte nje problem i pergjithshem per ekonomine me ulje madje edhe te mireqenies.

Ne SHBA aplikimi anonim eshte prej kohesh realitet ndersa ne France dhe Zvicer po testohen aktualisht projekte te tilla si ne Gjermani.

Autor Monica Dittrich

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›