Çifti Bruni-Sarkozi, secili me nga një të dashur
Franca është mbushur me thashetheme për çiftin presidencial, që këtë herë nuk kanë të bëjnë me romancën apo dashurinë mes njëri-tjetrit, por me lidhjet që ata supozohet të kenë me persona të tretë. Ka spekulime, sipas të cilave thuhet se zonja Sarkozi ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me një muzikant. Fjalët e para u shfaqën fillimisht në rrjetin social “Twiter” e më pas edhe në “Le Journal du Dimanche”, që është një gazetë shumë e respektuar. Për sa i përket rrjetit social, informacionet e publikuara në të flisnin për një lidhje të mundshme mes Zonjës së Parë të Francës dhe këngëtarit Benjamin Biolay. Thuhet se çifti ka ushqyer reciprokisht një miqësi të ngushtë që prej shumë vitesh. Madje Biolay ka dhënë kontributin e tij edhe në albumin e fundit muzikor të Brunit dhe se Zonja e Parë ka kaluar shumë kohë në apartamentin e tij në Paris. Më pas thashethemet vazhdojnë me lajmin se Sarkozi, për të gjetur ngushëllim, ka forcuar kohët e fundit lidhjen me ministren e tij të Ekologjisë, që është gjithashtu edhe një kampione karateje, 40-vjeçare dhe ndërkohë e martuar. Sipas gazetës së sipërpërmendur, Carla dhe këngëtari i famshëm kanë shkuar në Tajlandë disa javë më parë për pushime, pushime të cilat janë lënë përgjysmë kur ajo ka marrë një telefonatë nga i shoqi, i cili e ka kërkuar të vinte menjëherë në Paris.
#