E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vendbanimi i Linit më i vjetri në Evropë

Rezultatet e gërmimeve mbi 4 vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të Universitetit të Bernës kanë konfirmuar se vendbamimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500 vjeçar, ose 6 mijë vjet para Krishtit. 

Albert Hafner, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës, thotë se ekipi ka që në vitin 2021 që gërmon në këtë vend dhe është duke ndjekur gjurmët e fshatarëve të hershëm që fillojnë 5800 vjet para Jezu Krishtit. 

“Tani jemi duke kërkuar për drunjtë e ujit më të vjetër në Europë. Në Zvicër kemi gjetur drunj të tillë rreth 6000 vjet të vjetër, ndërkohë që këtu i gjetëm edhe 2000 vjet më të vjetër se të Zvicrës. Kështu që njohurinë që e kemi përfituar në Zvicërr me gjetjet e atjeshme mund ta zhvendosim këtu dhe të kemi më tepër njohuri. Kuptohet që ne duam të dimë edhe datat e sakta dhe kemi një metodë shumë të saktë në datimin e gjetjeve” thotë Albert Hafner, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës.
 
Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi, ky është jo vetëm një zbulim i madh pasi edhe rezultatet e kanë konfirmuar. 

Gërmimet në vendbanimin palafit të Linit tashmë po zhvillohen në ujë, pasi vendbanimi ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen. Ndërsa ka të dhëna se një tjetër vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Ky zbulim i ri, përveçse ka vlerë të padiskutueshme historike dhe arkeologjike, do të jetë një pikë e re referimi për turizmin, shkruan me këtë rast kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Gazetar Norel Zaimi

/ rtsh /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›