E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodra mirëpret Za Fest, mbahet edicioni i 7-të i festivalit, synon promovimin e vlerave kulturore

Shkodra do të jetë qyteti që mirëpret edicionin e 7-të Za Fest, festivali që synon të promovojë vlerat kulturore të Shqipërisë si dhe të mbështesë traditën.

Ky edicion do të nisë mbrëmjen e së premtes me jaret shkodrane në Kullën e Inglizit , në një takim mirëseardhjeje, ku hyrja do të jetë pa pagesë.

Në festival nuk do të mungojnë edhe rrymat e muzikës bashkëkohore, si dhe do të shfaqen prodhime kinematografike si filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit.

Dy netët e tjera do të mbahen në kalanë e Rozafës, e cila pritet t’i jap një tjetër magji atmosferës së festivalit.

Festivali mbështetet nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri. RTSH është ndër partnerët mediatik të këtij edicioni të Za Fest.

Gazetare Albana Agolli

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›