Vende autentike kujtese dhoma e punes se shefit te Shtasit Mielke mund te vizitohet

Me shume ngjyra kjo eshte pershtypja e pare qe krijon kur sheh dhomen e punes te sapo restauruar te Erich Mielke-s. Tapeti eshte i kuq dhe mbi te ndodhet tavolina ngjyre kafe e celet. Blu e ndritshme eshte ngjyra e jasteve te karrigeve ku ulej gjithnje shefi i Shtasi-t. Edhe divani qe duket i rehatshem ne nje qoshe te dhomes ka po kete ton ngjyre. Erich Mielke i cili drejtoi nga viti 1957 deri ne 1989 Sherbimin e Sigurimit te Shtetit ne Republiken Demokratike Gjermane RDGJ preferonte me sa duket te punonte ne nje ambient me ngjyra te gjalla. Ne koken e tij kishte vetem mendime bardhe e zi. Armik eshte ai qe mendon ndryshe keshtu quhet ekspozita qe mund te shihet tani ne qendren e dikurshme te Shtasi-t.
Perpara se te hapej per publikun zyra e Mielke-s duhej bere restaurimi i te gjithe godines 1 ku ndodhet ajo. Restaurimi per rivenien e nderteses ne perdorim ka kushtuar rreth 11 milione euro. Sekretari i Shtetit per Kulturen dhe Mediat Bernd Neumann eshte i kenaqur me rezultatin Restaurimi i monumenteve historike sic eshte nje vend ku kane vepruar autoret e krimeve perben nje gur te rendesishem themeltar ne zbardhjen e diktatures gjermano- lindore. Pikerisht nga kjo ndertese eshte ushtruar terrori cnjerezor qe karakterizoi diktaturen e RDGJ-se si nje shtet i shtypjes dhe represionit. Bildunterschrift Kryetari i shtetit dhe i partise Erih Honeker i jep me 1985 shefit te Shtasi-t urdherin Karl Marks
Me 15 janar 1990 gra dhe burra te guximshem sulmuan qendren e Shtasi-t ne lagjen Lichtenberg te Berlinit me qellim per te shpetuar prej asgjesimit miliona dakumenta si dhe pjese te rendesishme te mobiljeve te nderteses nr. 1. Interes te madh zgjojne tani detajet e vogla mes tyre nje pajisje origjinale telefonimi me nje buton te kuq alarmi dhe lidhja direkte me KQ Komitetin Qendror te partise ne pushtet Partise se Bashkuar Socialiste SED.
Fale aktivisteve per te drejtat e njeriut pas revolucionit paqesor ne RDGJ vende autentike u kthyen menjehere ne vende perkujtimore. Organizatori i Muzeumit te pare privat per Shtasi-n ishte Aksioni antistalinist ASTAK. Permes ekspozitave publikimeve dhe aktiviteteve me deshmitare okulare kjo iniciative private e mbajti te gjalle per 22 vjet me radhe kujtesen ndaj veprimeve cnejrezore te Shtasi-t. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Me 15 janar 1990 gra dhe burra te guximshem sulmuan qendren e Shtasi-t ne lagjen Lichtenberg te Berlinit
Shembuj tipik te perjetimeve te qytetareve te RDGJ-se mund te shihen tani ne ekspozite. Mes rasteve te njohura ben pjese edhe largimi nga vendi i kompozitorit Wolf Biermann. Edhe spiunimi i Roland Jahn eshte dokumentuar.
58 vjecari u zgjodh ne vitin 2011 i ngarkuar i qeverise gjermane per dosjet e Shtasi-t. shte gjithnje mbreselenese te kalosh ne kete ndertese thote Jahn Dhe gjithnje mua me kujtohet dita kur kam qene per here te pare ne kete ndertese. Kjo ka ndodhur 22 vjet me pare kohet ishin emocionuese. Shtas-i ndodhej ende brenda. Dhe kete dite te sulmit ndaj qendres se Shtasi-t une takova nje shok nga opozita e RDGJ-se. Ai tha qe ate dite Ketu duhet ngritur nje muzeum. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Roland Jahn i ngarkuari i qeverise gjermane me dokumentat e Shtasi-t
Nje vizion eshte bere realitet thote Jahn. Ai eshte i kenaqur per rritjen e interesit ndaj kuartierit ku vepronte Shtasi-t qe nderkohe eshte kthyer ne nje vend historie dhe edukimi politik. Prej saj duhet te perfitojne kryesisht te rinjte qe e njohin Shtasi-n dhe diktaturen e RDGJ-se vetem nga librat e historise. b
Autor Marcel Frstenau/ Aida Cama
Redaktoi