E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet afrikane ultimatum Malit

Shtetet e Afrikës i kanë dhënë një ultimatum 72 orësh liderit të një grushti shteti në Mali, përpara se të shpallin një listë sanksionesh ndaj vendit.

”Ecowas”, një organizatë ekonomiko-politike që grupon 15 vende të Afrikës Perëndimore deklaroi se midis masave të propozuara përfshihet edhe mbyllja e kufinjve dhe ngrirja e të gjitha aseteve të Malit.

Deklarata u ashpër u bë në përfundimin e takimit të disa liderave afrikanë në Bregun e Fildishtë, pasi takimi fillestar, i planifikuar për në kryeqytetin malez, Bamako, u anullua.

Aktualisht, drejtuesit e grushtit të shtetit kanë vendosur kamionë në pistën e aeroportit më të madh të vendit, me qëllim që të ndërpresin çdo lidhje me jashtë.

Një grusht shteti i forcave ushtarake rrëzoi qeverinë e ligjshme të presidentit Amadou Toumani Toure më parë gjatë marsit, ngjarje që është dënuar ashpër ndërkombëtarisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›