Vendet bosh ne qeveri Berisha con propozimet tek presidenti

Vendimi i marrë nga kryesia e LSI për zëvendësimin e posteve pas dorëheqjes së parevokueshme të Ilir Metës i është dorëzuar në mbrëmjen e 14 janarit Kryeministrit Sali Berisha. Kreu i qeverisë ka miratuar prpozimet që Edmond Haxhinasto, të emërohet zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Nasip Naco të emërohet Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Pas këtij miratimi Kryeministri Berisha propozimet e lartpërmendura ja ka përcjellë për dekretim Presidentit të Republikës.