Mblidhet KDK i LSI. Meta Prokuroria do te zbardhe te verteten
Levizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar për të analizuar situatën pas dorëheqjes së Ilir Metës nga posti i zëvendeskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës. Kreu i LSI-se e ka cilësuar edhe një here një montazh të turpshëm videon e publikuar në media dhe ka shprehur bindjen se prokuroria do të zbardhë shumë shpejt të vërtetën.
Meta ka hedhur akuza të ashpra ndaj liderit të opozitës Edi Rama të cilin e konsideron ideatorin e skenarit për kapjen e shtetit. Meta tha se kryetari i Partise Socialiste është i lidhur me mafian dhe se bashkia e Tiranës është e mbytur nga korrupsioni. Nga ana tjetër kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh i sigurt për triumfin e koalicionit për integrim edhe në zgjedhjet lokale të 8 majit.