E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baronesha Ashton vizitë në Bosnjë dhe Kroaci

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të qëndrojë sot në Bosnjë Hercegovinë, ku do të takohet me anëtarët e presidencës trepalëshe të këtij vendi dhe zyrtarë të tjerë.

Ashton do të vizitojë edhe Srebrenicën, përkatësisht memorialin që u kushtohet viktimave të masakrës së vitit 1995.

Kryediplomatja evropiane do të vazhdojë vizitën në Kroaci, ku sot është parashikuar një takim me presidentin, Ivo Josipoviç.

Këtë javë, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Ashton vizitoi edhe Tiranën dhe Shkupin

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›