E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet vakante ne KZAZ mazhoranca ia merr anetaret opozites

Duke pranuar veshtiresine e ngritjes se infrastruktures per zgjedhjet vendore te 8 majit krijuar nga bojkoti i opozites Ristani propozon nje formule qe sipas tij do te mundesonte ruajtjen e balances. Kryetari i KQZ thekson se balancat prishen ne momentin kur njeri krah i politikes nuk realizon detyrimin ligjor por garanton se institucioni qe drejton do te mundohet te vazhdoje punen duke kerkuar anetare te rinj tek njerezit te cilet nuk jane te angazhuar politikisht.


Sipas nenit 29 te Kodit Zgjedhor nese partite e opozites parlamentare qe kane te drejte te paraqesin kandidatura per KZAZ-te nuk e ushtrojne kete te drejte ne afatin e percaktuar kjo e drejte u kalon automatikisht partive qe vijne ne radhe me numer vendesh ne Kuvend pas te parave brenda grupimit perkates.


Por ne rastin konkret si PS ashtu edhe PBDNJ kane refuzuar te paraqesin emrat e anetareve. Ne kete rast KQZ do te duhet te prese diten e zgjedhjeve afat ne te cilin Kodi e lejon qe te emeroje arbitrarisht anetaret e KZAZ-se deri ne plotesimin e numrit te nevojshem te anetareve per vendimmarrje.


Ne kushtet kur PS pervec bojkotit te mbledhjes nuk ka sjelle as emrat per KZAZ-te cilat jane rruget ligjore qe do te ndiqen fare parashikon Kodi


Kodi Zgjedhor parashikon te drejten e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kur ezaurohen kerkesat e partive politike qe kane te drejten te propozojne kandidaturat. Parashikon te drejten e KQZ-se per te emeruar anetare dhe komisionere te KQZ-se ne ato vende ku nuk plotesohet kuorumi vendimmarres.


Per kete arsye ne do mundohemi sigurisht per te ruajtur balancimin e ketyre institucioneve dhe do te shikojme mundesite per te emeruar komisioneret e rinj nga radhet e mesuesve avokateve studenteve eshte nje gje qe do ta
mendojme ne KQZ dhe do kete nje vendimmarrje per kete ceshtje.


A ka nje afat te dyte qe mund te percaktoje KQZ edhe pse eshte shkelur afati i djeshem qe tu behet edhe njehere thirrje partive per te qene ne keto KZAZ


Afati ka qene data 23 janar dhe qe nga ajo date afati ka mbaruar. Ka qene data 8 shkurt dita e sotme ku ne duhet ti kishim ngritur nderkohe komisionet e nivelit te dyte po per arsye te ketyre mangesive ligjore qe vijne nga partite politike KZAZ-te nuk kemi arritur ti ngreme. Nderkohe qe afati ka perfunduar dhe nuk mund te kete nje afat te dyte.


Zoti Ristani ju thate se per Komisioneret do te ruani balancen edhe ne perzgjedhjen e te rinjve. Si do te ruhet balanca


eshtja eshte se jemi ne nje rrethane ekstreme ku prevalon sic ju thashe e drejta kushtetuese e zgjedhesve. Ju e dini qe Shqiperia ka 3 milione e 200 mije zgjedhes dhe partite politike me e madhja syresh ka rreth 600-700 mije zgjedhes pra jane shume te tjere qe kane te drejte te marrin pjese ne zgjedhje te zgjedhin dhe te zgjidhen.


Pikerisht per te respektuar kete te drejte kushtetuese te zgjedhesve ne do te marrim te gjitha masat
e nevojshme ligjore qe tiu japim mundesine te zgjedhin organet kushtetuese. Ligji eshte ndertuar mbi parimin e balancave balancat prishen ne momentin qe njeri krah i politikes nuk realizon detyrimin ligjor.


Megjithate qe KQZ te mundohet te jete e paanshme dhe te vazhdoje punen e saj ne kete fushe mendoj se mund te kerkojme anetare te rinj edhe tek njerezit te cilet nuk jane te angazhuar politikisht.


Zoti Ristani ju jeni ne fakt ne shkelje te Kodit Zgjedhor sepse po behen disa mbledhje me radhe ku tre anetaret e opozites nuk kane marre pjese. Kodi parashikon zevendesimin e tyre. Si do te procedohet


Ajo qe une ju thashe eshte qe ne kemi mundesine te vazhdojme me pergatitjen e zgjedhjeve ne menyre te rregullt. Fakti qe tre anetare nuk marrin pjese per mua eshte shkelje e hapur e ligjit dhe eshte anshmeri e tyre ne kryerjen e detyres. Kjo anshmeri pervec se ne kundershtim me ligjin vjen ne kundershtim edhe me betimin qe ato kane bere ne parlamentin e Shqiperise. Kjo eshte ceshtje e tyre ne do te vazhdojme te menaxhojme zgjedhjet.


Edhe sa eshte i gatshem KQZ te toleroje mungesen e tre anetareve dhe cfare hapash do te marre

Ne nuk kemi qene ne asnje moment te gatshem ta tolerojme kete mungese por ligjerisht nuk mund te marrim hapa pervecse te vazhdojme detyren tone meqe jemi te pergjegjshem dhe te vullnetshem per ta bere detyren.


A e hedh poshte kjo nenin 18 te Kodit Zgjedhor qe ben fjale per zevendesimin e tyre

Nuk mund te arsyetoj ne baze te ligjit ne momentin kur jemi perpara nje absurditeti te tille. Ligji parashikon qe anetari qe mungon me shume se dy mbledhje pa arsye i propozohet Kuvendit te Shqiperise shkarkimi i tij. Por Kodi Zgjedhor parashikon qe shkarkimi propozohet me nje vendimmarrje qe kerkon 5 vota ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Pra ligji eshte i ndertuar mbi bazen e nje logjike normale dhe jo mbi bazen e absurditetit. Jemi ne nje situate absurde dhe sigurisht qe eshte e veshtire qe te mendojme
rruge precize ligjore ne situata absurde.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›