Dy here me shume para
Miratohen 4 projekte te filmit artistik per jeten nen diktature dhe tranzicion. Ne kushtet e veshtiresive financiare kryetari i QKK-se po shqyrton edhe nje here vendimin. Producentet kerkojne per nje projekt 600-800 milione leke 2 here me shume se mbeshtetja financiare qe Qendra ka dhene vitet e fundit
Jeta ne diktature dhe tranzicion. Jane dy temat qe i kane terhequr skenaristet dhe regjisoret qe kane marre aprovimin e Keshillit Miratues te Projekteve ne Qendren Kombetare te Kinematografise. Mbledhja per filmin artistik me metrazh te gjate e shtyre qysh prej nentorit u arrit te zhvillohej keto dite.
Nga gjithe projektet e paraqitura per kete vit bordi la jashte vetem Orgjost me skenar te Roland Roshit dhe regji te Ylli Pepos dhe Roshit producent Grishaj Film Production sh.p.k.
Gjergj Xhuvani eshte fitues me projektin Engjejt jane larg.
Ai eshte dhe autor i skenarit. Prezantimin dy vite te shkuara te Lindje-Perendim-Lindje mbylli triptikun e filmave mbi komunizmin e tani punon me nje projekt mbi Luften e Kosoves.
shte bazuar ne romanin Dashuria dhe rreckat e kohes shkruar nga Anilda Ibrahimi shqiptare e Italsie autore qe ka shkruar dy romane deri tani ne gjuhen italiane.
shte historia e dashurise mes nje serbi dhe nje shqiptareje ne kohen e Luftes ne Kosove nje dashuri qe nuk jeton gjate. Te dy cohen ne kampe rehabilitimi ne Zvicer dhe Itali. Kete pjese te historise zbulon per Shekullin kryetari i Qendres Artan Minarolli i cili thekson qe Xhuvani per te folur per bashkejetesen paqesore humanizmin dashurine nuk ndalet gjate te ngjarjet historike qe i njohin te gjithe.
Dhe nga kjo ane ka nje perspektive interesante shton Minarolli i cili bashke me anetaret e bordit eshte nje nga pak njerezit qe e ka lexuar skenarin. Ngjarjet zhvillohen ne fillim te viteve 2000.
Nje tjeter histori dashurie ne kohe trazirash eshte paraqitur edhe nga regjisori Fatmir Koci ne projektin Anglia ne catine time. Koci ka bere edhe skenarin. Nje i ri shqiptar vendos te martohet me nje vajze angleze qe i siguron dokumentet dhe levizjen e lire per ne Angli. Behet fjale per fillimin e viteve 90. Ne Shqiperi kishte lene nje vajze qe dikur e kishte dashuruar.
I riu ndodhet perpara dilemes se cilen jete te zgjedhe. Histori qe u kane ndodhur rendom shqiptareve probleme te emigracionit dhe integrimit permend ne linja te trasha Minarolli pa dashur te zbuloje deri ne fund nese Koci po i rimerr temat e bashkekohesise ne frymen e filmit te tij me te njohur Tirana viti 0 realizuar plot dhjete vjet perpara. Koci e paraqet projektin me producent Xhevdet Ferin ish-kryetar i QKK-se.
shte debutim per Ferin ne prodhimin kinematografik si privat megjithese ai prej vitesh ka qene ne te njejten pozite por producent kolektiv si administrator i fondeve publike pergjate dy mandateve si kryetar i Qendres Kombetare Kinematografike.
Ne fakt edhe Xhuvani ka nderruar producent. Engjejt jane larg sic shihet edhe nga te dhenat e tabeles me poshte eshte On film Production sh.p.k i cili administroi parane e QKK-se per filmin Shqiptari te regjisorit gjerman Johannes Naber.
Regjisoret e dy projekteve te tjera Kirill Serebrennikov dhe Mark Topallaj kthehen pas ne kohe dhe trajtojne jeten nen regjimin komunist.
Kirill Serebrennikov me projektin Sorkadhet e Trembura me skenar te Ismail Kadarese fokusohet ne historite e grave te huaja kryesisht ruse te martuara me burra shqiptare qe u perndoqen deri ne marrezi prej paranojes ndaj nje armiku te jashtem qe e ushqeu deri ne vdekje regjimi i Hoxhes. Pas prishjes se marredhenieve mes dy vendeve jetojne nje histori fyerjesh persekutimesh vuajtjesh.
Mark Topallaj mendon te beje nje film per revolten e te burgosurve ne Kampin e Spacit dhe projekti i tij quhet thjesht Revolta.
Projektet e miratuara nga Bordi po shqyrtohen nderkohe nga kryetari i Qendres Artan Minarolli. Duke patur parasysh situaten e veshtire financiare kryetari duhet te marre mire parasysh kapacitetet qe Qendra ka per ti mbeshtetur projektet. Kjo do te thote se seshte cudi qe ky vendim i bordit te pesoje ndryshim.
Kryetari po mendon te behet edhe nje ndryshim ne rregullore per menyren sesi duhen mbeshtetur projektet ne QKK. Tani per tani nuk mendohet te behen kontrata perpara xhirimeve. Financimi i pare nga Qendra i jepet producentit nje jave para se te fillojne xhirimet.
Producentet duhet te dorezojne preventiva te firmosur nga te gjithe producentet e tjere kontraten e firmosur me shifra te sakta planin financiar skedulen e sakte te xhirimeve. Keto jane treguesit qe grupi po fillon xhirimet. Te tjerat jane manipulime. Me keto fjale Minarolli tregon edhe qe ka marre fund praktika e zbatuar deri me tani ne Qender hajde merr ca leke dhe fillo.
Preventivat e projekteve te permendura tregojne se kerkesat financiare te producenteve jane dyfish me te larta se kapacitetet e Qendres ne 3-4 vitet e fundit. Deri me tani buxheti maksimal qe mund te jepet eshte 400 milione Leke te vjetra.
Producentet synojne 600- 800 milione Leke.
Fjala e fundit per financimet e ketyre projekteve thuhet pas vendimit te kryetarit te Qendres qe po studion buxhetet ne harkun kohor te 3-4 viteve. Nese buxheti qe kerkohet tregon se une nuk mund te bej me mbledhje me bordin do te ulet numri i buxheteve te miratuara. Nuk preferoj qe te mbyllet Qendra dhe te punoje vetem per keta filma. Te tjere presin qe te paraqesin projektet e tyre perfundon Minarolli.
Projekti Engjejt jane larg
Bazuar ne romanin Dashuria dhe rreckat e kohes
Autor Anilda Ibrahimi
Regjia Gjergj Xhuvani
Skenari Gjergj Xhuvani
Producent On film Production sh.p.k
Projekti Anglia ne catine time
Regjia Fatmir Koci
Skenari Fatmir Koci
Producent Act Film Production sh.p.k
Projekti Sorkadhet e trembura
Bazuar ne romanin Sorkadhet e trembura
Autor Ismail Kadare
Regjia Kirill Serebrennikov
Skenari Ismail Kadare
Producent Albimage.sh.p.k
Projekti Revolta
Regjia Mark Topallaj
Skenari Mark Topallaj
Producent Idromeno