E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendi i paradoksit

Onufri

“Onufri”, hapet mbrëmë edicioni i përvitshëm për artin pamor në Galerinë Kombëtare të Arteve. Bashkë me të janë shpallur edhe emrat e anëtarëve të jurisë e cila e përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë të arteve vizuale.

Ekspozita e përvitshme “Onufri” vjen nën kujdesin e profesorit italian të fenomenologjisë së artit në Akademinë e Arteve të Venecias, Ricardo Caldura. “A e dini vendin ku lulëzojnë limonët”, - është titulli që ka dalluar ai për këtë ekspozitë, për të cilin ai tregon se ka shfrytëzuar një prej vargjeve të shkrimtarit Gëte, për të shkëputur këtë frazë. Ndërkohë që ka ndryshuar fjalën e fundit “paradoks”, shpjegon se poeti i njohur ndër vite i referohet pikërisht Italisë si vendi i limonëve, ndërsa huazon shprehjen, duke iu referuar Shqipërisë si vendi i paradokseve. “Ekspozita reflekton dy momente të rëndësishme, paraqitja e artistik mbi realitetin dhe pyetje mbi realitetin e artit pamor sot në botë, bashkë me gjendjen e tij aktuale”, - shprehte muratori Caldura gjatë një konference për shtyp.

Edicioni i “Onufrit” vjen si paraqitje e skemës më emergjente të artit shqiptar, ndërkohë që muratori është fokusuar në një numër të vogël artistësh, por të prezantuar në mënyrë më të detajuar në ekspozitë. Po ashtu janë bërë të ditur edhe emrat e artistëve që kanë marrë pjesë në këtë konkurs, si: Idlir Koka, Eltjon Valle, Elsa Martini, Dritan Hyska, Alban Hajdinaj, Heldi Pema, Orion Shima, Pleurat Xhafa, Dritan Zeneli, Gentian Shkurti, Yllka Gjollesha, Shpëtim Kërçova dhe Fani Zguro. Por veç artistëve shqiptarë, ndër ta renditet edhe një emër që vjen nga jashtë kufijve, me statusin e të ftuarit special. Ai quhet Bert Theis dhe vjen nga Luksemburgu dhe do të sjellë në kryeqytet një projekt që e ka prezantuar në mjaft muze të rëndësishme nëpër Evropë. Ashtu si çdo vit tjetër, Galeria Kombëtare e Arteve do të vlerësojë edhe një artist me çmimin “Onufri”, ceremonia e të cilit do të mbahet më datë 14 janar të 2009-ës po në Tiranë në GKA.

Ndërkohë që juria e cila do të bëjë klasifikimin e më të mirit, është e përbërë nga drejtori i përgjithshëm i Muzeve të Artit në Haifa, në Izrael, Nissim Tal, drejtoresha kuratore e muzeut “Janco Dada”, në Ein-Hod, në Izrael, Raya Zommer, artisti Parid Teferiçi, kuratore dhe drejtoreshë e “Zubludowicz Collection”, në Britaninë e Madhe, Elisabeth Neilson, si dhe kritiku i artit për revistën “Exibart” në Itali, Daniele Capra.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›