Trafiku i drogës, 46.6 vjet burg për 4 të pandehurit
Pretenca
Deklarohen fajtorë për akuzën e trafikut të drogës, ndonëse janë ndaluar në kohë të ndryshme, por duke funksionuar si një grup. Gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare, prokurorët kërkuan deklarimin fajtor për të pandehurit Sentilian Rungo, për të cilin u kërkua dënimi me 12 vjet burg, 12 vjet burg për të pandehurin Ajet Agolli, 12 vjet burg për të pandehurin Bledar Lushnjaku, 10.6 vjet për Leonidha Shkodranin dhe dënimi me kohën e paraburgimit për të pandehurin Altin Janko, ky i fundit i akuzuar vetëm për “moskallëzim krimi”. Katër të pandehurit e parë akuzohen për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim”, ndërsa i pandehuri Janko për veprën penale “moskallëzim krimi”. Në këtë grup kanë qenë edhe të tjerë pjesëmarrës, të cilët janë duke u gjykuar veçmas, të cilët janë zbuluar nga agjentë të infiltruar në grupin e drogës. Kanë qenë pikërisht këta të fundit që kanë zbardhur plotësisht rrjetin dhe bashkëpunimin e tyre falë përgjimeve ambientale e fotografimeve. Shtrirja e operacionit ka qenë në disa rrethe të vendit, ndërkohë që rezultate të operacionit “Eagle” janë sekuestrimi i 27.2 kilogramëve heroinë, 579 gramë kokainë, 133.5 kg marijuanë, si dhe të transportimit të substancave që shërbejnë për përzierjen e drogës, ku janë sekuestruar 116.6 kilogramë të këtyre substancave. Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar dhe 12 makina, 1 automatik, një sasi e konsiderueshme fishekësh, peshore e pajisje të tjera për përzierjen e drogës. Grupi i pesë të pandehurve, i veçuar nga të tjerët, kërkoi dhe iu pranua gjykimi i shkurtuar, duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit.