E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendi ne kulm te epidemise gripale

Zyrtarisht vendi yne po kalon epidemine gripale. Cdo jave raportimet nga Instituti i Shendetit Publik bejne me dije se jane 16 mije persona te prekur prej te cileve 150 me gripin e derrave. Mesohet se cdo person i prekur nga gripi i zakonshem po u nenshtrohet edhe analizave te gripit te derrave. Qarkullimi i njekohshem i ketyre dy viruseve rrezikon te ngaterroje jo vetem personin e prekur por edhe mjeket te cilet mund te kurojne te semurin per grip sezonal. Vetem sistemi i shendetesise eshte ne gjendje alarmi per shkak te qarkullimit te njekohshem te virusit A/H1N1 dhe gripit sezonal cka ka detyruar autoritetet e shendetesise ne marrjen e masave te menjehershme. Sipas te dhenave rritja e numrit te rasteve me te dyja viruset kerkon rritje te vigjilences se bluzave te bardha. Vemendja e sistemit kete vit ne baze te sugjerimeve te OBSH-se per shkak te qarkullimit te njekohshem te virusit te gripit stinor dhe te virusit te gripit A/H1N1. I gjithe sistemi shendetesor eshte vendosur ne gjendje gatishmerie. Jane marre masat per tu pergatitur me medikamentet e urgjences. Eumlshte vaksinuar me perparesi personeli mjekesor dhe gjithashtu eshte komunikuar vazhdimisht me qytetaret per tu vaksinuar. Ndersa mjeket rekomandojne qe te gjithe njerezit qe kane probleme me gripin ne pergjithesi duhet te orientohen tek mjeku i familjes duhet te izolohen disa dite kur jane me temperature te larte me dhimbje koke. Ne rast se temperature vazhdon duhet te shkoje tek mjeku i familjes apo specialisti per tu pare me tutje. Deri tani ne vendin tone nuk jane shenuar viktima nga gripi nderkohe qe ka pasur edhe raste me nje gravitet te larte si pasoje edhe te semundjeve te tjera kronike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›