E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shen Valentini te rinjte dedikime dashurie

Te dua kete vit erdhi ne nje tjeter forme per shume te rinj te kryeqytetit. Ne diten e Shen Valentinit shprehja e dashurise mes te rinjve te kryeqytetit u be permes nje tradite evropiane. Keshtu dhjetera te dashuruar u mblodhen dje ne nje nga zonat e Tiranes tek Shallvaret duke shprehur dhe duke kycur njeherazi dashurine per njeri-tjetrin ndjenjen me sublime. Organizuese e ketij aktiviteti ishte Forumi Rinor i Partise Demokratike ne bashkepunim me organizatat rinore qe dje me rastin e dites se Shen Valentinit solli per te rinjte e kryeqytetit nje tradite evropiane. Ishte si nje mundesi per ti thene njeri-tjetrit Te dua dhe per ta treguar kete ne nje menyre shume te vecante sikurse kane mundesi te bejne bashkemoshataret e tyre evropiane. Tek zona e ish-Bllokut te rinjte kishin mundesi te vendosnin nje dry per te shprehur dhe vulosur dashurine e tyre. Kjo eshte nje tradite qe vjen per here te pare edhe ne kryeqytetin tone pasi ka bere nje rrugetim te gjate duke filluar nga Roma e me pas ne shumicen e kryeqyteteve evropiane dhe boterore. Ne lidhje me kete aktivitet kryetari i FRPD Gerti Bogdani u shpreh Gjithcka lind nga protagonistet e librit Ho voglia di te qe konsolidojne dashurine e tyre me nje dry ne uren Milvio ne Rome. Qe nga ai moment ky veprim filloi si mode dhe u perhap mes te dashuruarve te Romes e me pas ne shume kryeqytete te Evropes dhe Botes. Pse te mos e fillojme kete tradite edhe ne Shqiperi Kjo eshte nje mundesi me shume per te rinjte shqiptare ashtu sikurse bejne edhe bashkemoshataret e tyre evropiane mbi te gjitha tani qe Shqiperia eshte shume me prane familjes evropiane. Aktiviteti u pasua me muzike ku performuan nxenes se Liceut Artistik te Tiranes fotografi dhe shorte me disa dhurata shume interesante per ata te rinj qe do te shkruanin dedikimin me te bukur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›