E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet nje nga gardistet tre ne burg me afat 30 dite

Gjykata i kerkon prokurorise prova te reja per tre gardistet e lene ne burg me afat njeri lirohet per mungese provash

Gjykata liroi dje nje nga kater gardistet e arrestuar kater dite me pare ndersa per tre te tjeret vendosi ti lere ne burg me afat derisa organi i akuzes te paraqese prova te mjaftueshme qe provojne fajesine e tyre. Vendimi eshte marre nga i njejti gjyqtar qe caktoi masat me afat ne mungese ndersa dje gjate vleftesimit te kushteve te zbatimit te tyre vleresoi te behej lirimi i njerit prej tyre gardistit Agron Malaj me masen detyrim paraqitje per mungese provash. Per tre koleget e Malajt Mark Nikolli Gazmend Ahmetaj dhe Sadik Celaj gjyqtari Shkelqim Mustafa vendosi te lere ne fuqi masen e marre ne mungese nderkohe qe i la kohe organit te akuzes vetem 30 dite kohe per te paraqitur prova te reja qe provojne implikimin e gardisteve te akuzuar ne ngjarjen e 21 janarit. Pas ketij vendimi shkon ne dy numri i gardisteve te liruar dhe ne kater i kolegeve te tyre ne qelite e burgut. Vetem per njerin prej tyre gjykata ka vendosur arrest me burg pa afat ndersa per te tre tjeret ka kerkuar nga gjykata prova te tjera per 30 dite.

Seanca

Seanca per vleftesimin e masave te arrestit per kater gardistet e arrestuar te premten ne mbremje u zhvillua dje ne Gjykaten e Tiranes. Ashtu si dhe ne masat e arrestit per gardistet Agim Llupo dhe Alfred Ahmetcenaj edhe dje prokurori i ceshtjes kerkoi qe seanca te zhvillohej me dyer te mbyllura. Nje kerkese e tille u kundershtua nga avokati i njerit prej gardisteve. Avokati Marash Ibraj kundershtoi kerkesen e prokurorit duke u shprehur se klienti i tij dhe vete ai nuk kane asgje per te fshehur dhe se jane te hapur per te dhene deklaratat e tyre ne lidhje me akuzat e ngritura. Pasi trupi gjykues ka degjuar palet ka vendosur qe seanca te vijoje me dyer te mbyllura ku pasi jane degjuar me radhe akuzuat per te kater gardistet provat qe disponon prokuroria dhe mbrojtja nga avokatet per te akuzuarit gjykata vendosi te liroje gardistin Malaj ndersa la ne burg me afat 30 dite tre koleget e tij Nikolla Ahmetaj dhe Celaj. Keto masa vijne pas atyre te zhvilluara per zevendeskomandantin e Gardes se Republikes dhe ne te njejten kohe dhe komandant i njesise special Alfred Ahmetcenaj per te cilin gjykata caktoi masen detyrim paraqitje te shtunen me argumentin se ka pamjaftueshmeri provash ndersa me pare kishte caktuar masen arrest me burg per gardistin Agim Llupo i akuzuar se ka qelluar me arme per vdekje mbi demonstruesin Ziver Veizi nga Gjirokastra.

Gardistet e liruar

Alfred Ahmetcenaj

Agron Malaj

Gardistet ne burg

Agim Llupo Arrest me burg

Mark Nikolli Arrest me burg 30 dite

Gazmend Ahmetaj Arrest me burg 30 dite

Sadik Celaj Arrest me burg 30 dite

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›