E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendi pa president, Rama anetareson ne PS, Topin dhe te ikurit Basir Collaku

Shqiperia mund te jete me shume gjasa vendi i rralle dhe i vetem ne planet, qe nuk ka president, ndonese ka nje njeri qe lejohet te hyje ne Presidence, lejohet te hyje ne zyren e kryetarit te shtetit, madje te dale edhe ne konferenca shtypi si i tille, por jo te sillet e ushtroje funksionet kushtetuese, qe ia percakton ligji themelor i shtetit. Ne kete situate njeriu me ne hall eshte Edi Rama, qe kerkon te mbaje te karikuar zotin Topi dhe zoterinjte e tjere te larguar nga Partia Demokratike, pavaresisht kohes ne te cilen ka ndodhur ikja, duke folur per ta sikur jane bere anetare te rinj te Partise Socialiste. Dhe ky rast qe na provon mungesen e presidentit, e mireshohim se bashku, tek emri i zotit Bamir Topi, shnderruar muajt e fundit ne vartes te Edi Rames, udhe qe ai me vullnet te lire e ka nisur qe heret, me 8 majin e vitit te shkuar. Duke pare Kushtetuten e Shqiperise, garant i se ciles duhet te jete teorikisht njeriu teorik i mbi paleve, se paku deri ne korrik 2012, ne nenin 89 thuhet se "Presidenti i Republikes nuk mund te mbaje asnje detyre tjeter publike, nuk mund te jete anetar partie dhe as te kryeje veprimtari tjeter private". Ndersa zoteria ka pranuar dhe del perdite ne takime dhe guida rrethesh, per te lajmeruar e bere me dije shijet e tij te pakenaqura politike, ne sherbim te projektit qe kane lajmeruar ndjekesit e tij ne menyre publike, pro opozites se majte. Kushtetuta sakteson se presidenti nuk mund te mbaje asnje detyre tjeter, e te mos jete anetar partie, nderkohe qe zoti Topi ka thene, ashtu si mbeshtetesit, se ka nje projekt ku ai do te jete kryetar partie. Keshtu shkelja e perditshme e ligjit themelor te vendit, nuk krijon asnje siklet per zotin Topi, qe pret te mbrohet e udhezohet perdite nga zoti Rama. Bashkepunimi i tyre dhe koordinimi i puneve se bashku me "patriotin" Kreshnik, nuk eshte asgje me shume se vetem nje teater, ku sallen e mbush Rama dhe tekstin e lexojne Topi e Spahiu. Ne kete rast, Rama nuk duhet fajesuar aspak ne perpjekjet e tij per te zgjeruar partine me emra publike.

Perse vendi realisht eshte pa president, edhe perse zoti Topi ka humbur qetesine institucionale, politike dhe individuale??

Pasi ka kapercyer togfjaleshin mbi palet, presidenti ne detyre, prej disa muajsh del thuajse cdo dite ne nje deklarate kunder kryeministrit Sali Berisha, kunder Partise Demokratike. Ne asnje rast tjeter zotit president nuk iu "lejuaka" te kritikoje askend tjeter. Ketu ka krisur arsyen kushtetuese dhe ka nisur te sulmoje PD, me shprese se kur te ike nga Presidenca ta mbeshtese dikush nga ish-votuesit e partise ku ai eshte emeruar gjithnje ne privilegje. Zoti President nuk merr mundimin te shkoje asgjekund ku ia lyp detyra, nese aty gjendet kreu i mazhorances, por ne hije me ortakun Rama, thurin takime e shpikin elektorat. Nuk ka mundur zoti Topi te thote hapur, se bllokimi mbi dyvjecar bere nga PS, ka sjelle mosmarrje te statusit, nuk ka mundur te beje te njejten gje per babezine leksikore te opozites per rrugen e Kombit, as per 21 janarin e kryengritjes, kur ai priste te behej profet, por duke u bere pale votoi pro Rames individualisht, duke dekonspiruar dhe mbeshtetesit e sotem si votues te njejte kunder Partise Demokratike. Zoteria i nderuar nuk tha gjysme fjale, per abuzimet e pafund te vartesit te tij nenkryetar KLD-je dikur, qe kishte shperdoruar fonde milionash per t'i bere hyzmet partise. Nuk permendi aspak se duhet te nise hetimet per vartesin ne qeverine e drejtesise, por me sakte kete duhet ta beje mazhoranca edhe per kreun e KLD, kur ai te lere detyren. Pra keto dhe shume mospermbushje te tjera detyre, duke shkelur Kushtetuten per t'i bere qejfin partise pa emer qe e ka emeruar kryetar ne pritje, flasin se vendi sot eshte pa president. Po perse halli ka zene zotin Rama, qe hapur mundohet te binde se Topi, Spahiu e gjithe te ikurit, jane pjese e PD dhe jo miqte e tij te rinj qe kane lidh besen(jo ne Lezhe) per te ardhur ne pushtet se bashku, duke u bere pjese organike e PS ? Ne shkrimet tere nxitim, Rama perpiqet te thote se Topi nuk eshte pjese e Partise Socialiste, por nuk tha me kete rast qe Bamir Topi nuk ka votuar per Lulzim Bashen, sepse vota e tij eshte shenuar hapur pro kreut te opozites, vote pro Rames. Zoti Rama u mundua te binde se sallat e Spahiut nuk i mbush FRESSH, por zoteria na qenka mik i liderit te dhjetorit Azem Hajdari me te cilin ai paska ngjitur udhen ne Partine Demokratike. Zoti e di sa ka trazuar kujtimin e Azemit dhe demokrateve, duke e bere krahasimin me kete paudhesi abuzimi. Zoti Rama harrohet pas padashjes se fjales duke na bindur se Topi, Spahiu, e te ikur te tjere pas tyre, jane vartes te tij, marrin porosi e udhezime po nga ai, njelloj si Veliaj. Madje eshte krejt e mundur dhe une them se do te ndodhe qe pas largimit te zotit Topi nga Presidenca, ne tre muaj e kusur, ai do te gjendet bashke me te paktet, ne tryezen e opozites, bashke me Ramen. Per sa kohe angazhimi i zotit Topi dhe partise pa emer, eshte krejtesisht kunder mazhorances, kunder Partise Demokratike, karrigia e tyre ne tryezen e Rames eshte ne pritje. Te ngasesh lajthitjen e te thuash se Partia Demokratike eshte ndare ne tresh, sepse jane larguar tre ish-deputete, eshte njelloj si me perrallen Enveriane, se nje kokerr lajthi e kane ngrene 12 partizane, e jane ngopur me te. Duke i mbrojtur kaq fort, kaq hapur, me shume se te tijte qe nuk jane larguar, Rama na ka deshmuar se PS pret ortaket e rinj, partneret Topi e te tjere, duke e lene vendin pa president, pasi e ka shnderruar kreun e vendit ne vartes te tij politik dhe e perdor per te lexuar deklaratat ditore, njelloj si zedhenesit e dikurshem te cdoorshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›