E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendi pranë centralit shpallet zonë e ndaluar

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 18:31

Qeveria e Japonisë e ka shpallur perimetrin prej 20 kilometrash rreth centralit bërthamor në Fukushima zonë të ndaluar.

Më 11 mars Japonia u godit nga një tërmet 9 ballë dhe nga një cunam, që kanë shkaktuar dëme të konsideruara në centralin bërthamor në Fukushima, nga i cili ka pasur rrjedhje radioaktive.

Zyrtarët e qeverisë kishin kërkuar shtimin e masave, pasi disa qytetarë shkuan në shtëpitë e tyre për të marrë gjësendet e mbetura, për kundër paralajmërimeve se rrezikojnë shëndetin e tyre.

Vendimi për zonë të ndaluar u bë i ditur nga kryeministri i vendit, Naoto Kan gjatë një vizitë që zhvilloi në Fukushima.

Nga zona e ndaluar janë shpërngulur rreth 80-mijë banorë, të cilët më nuk do të kenë mundësi të kthehen në vendete tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›