Nikoliqi pi ujë me kërkesë të Kishës
Nga Express më 21 prill 2011 në ora 19:44
Udhëheqësi i partisë kryesore të opozitës në Serbi, Tomislav Nikoliq, i cili nga e diela është në grevë urie, ka filluar të pijë ujë.
Nikoliq e filloi grevën e urisë një ditë pas protestës së opozitës, ku u kërkuan zgjedhjet e parakohshme. Kjo është dhe kërkesa kryesore e Nikoliqit.
Kreu i Partisë së Progresit filloi të marrë lëngje pas apelit të bërë nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe, por ende nuk pranon marrjen e ushqimeve.