Apple përgjon përdoruesit
Nga Express më 21 prill 2011 në ora 19:17
Pajisjet e Apple duket se përgjojnë vendndodhjen e përdoruesve dhe regjistrojnë të dhëna pa dijeninë e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur CNN, sipas raportimeve të bëra disa ditë më parë në një faqe të quajtur iPhone Tracker.
Vëzhgimi i paautorizuar filloi në qershor të 2010-s, kur u lansua versioni më i fundit i Apple mobile, sipas dy kërkuesve të cilët kanë deklaruar se kanë zbuluar një aplikacion të fshehtë që arrin të japë të dhëna.
Apple nuk ka pasur ende një reagim në lidhje me këtë çështje.