E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendim për mirtimin, në parim, të pjesëmarrjes së Shqipërisë në progrmin komunitar. Programi i shtatë kuadër për kërkim(FP 7), për periudhen 2008-2013

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe të ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin, në parim, të pjesëmarrjes së Shqipërisë në programin komunitar “Programi i shtatë kuadër për kërkim FP7 për periudhën 2008-2013.
2. Kostoja e pjesëmarrjes në këtë program, për vitin 2008, prej 811 000 (tetëqind e njëmbëdhjetë mijë) eurosh do të mbulohet në masën 75 për qind, ose 608 250 euro, nga fondet e programit CARDS 2006, dhënë nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë, dhe në masën 25 për qind, ose 202 750 euro nga buxheti i shtetit për vitin 2008. Kostoja e pjesëmarrjes për vitet në vazhdim do të mbulohet nga fondet e dhëna nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë, nga instrumenti financiar IPA dhe nga buxheti i shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
   SALI BERISHA

 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›