Vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave:
AKT NORMATIV
PËR
ZHVILLIMIN DHE PJESËMARRJEN E FORCAVE USHTARAKE TË BRITANISË SË MADHE NË STËRVITJEN E PËRBASHKËT DETARE - AMFIBE “ALBANIAN LION, 2011”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, të shkronjës “c”, të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Britanisë së Madhe në stërvitjen e përbashkët detare - amfibe “Albanian Lion, 2011”, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.
Neni 2
Lejimin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të 3500 trupave ushtarakë të Britanisë së Madhe.
Neni 3
Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve joluftarake të evakuimit (NEO-Non-Combatant Evacuation Operations) nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije, helikopterë dhe mjete transporti.
Neni 4
Stërvitja zhvillohet në periudhën 27 maj - 3 qershor 2011, në rajonin e gjirit të Vlorës, në gadishullin e Karaburunit, ishullin e Sazanit, bazën e Porto - Palermos, bazën e Kuçovës.
Neni 5
Në këtë stërvitje angazhohen 3500 trupa, 10 anije luftarake, 1 nëndetëse bërthamore, 25 helikopterë sulmues dhe transporti dhe 100 mjete transporti të Forcave të Armatosura Mbretërore Britanike, të cilat do të kryejnë lëvizje gjatë 24 orëve në rajonin e përcaktuar të stërvitjes, sipas nenit 4, të këtij akti normativ. Në rajonin e Karaburunit do të kryejnë veprimtari 400 marinsa të Forcave të Armatosura Mbretërore Britanike, të cilët do të stimulojnë stërvitjen nga deti në tokë.
Neni 6
Trupat britanikë gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë do të kenë statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951 dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.10 101, datë 26.3.2009.
Neni 7
Gjatë hyrjes, lëvizjes e daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, trupat dhe mjetet ushtarake britanikë do të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 8
Ngarkohen ministri i Mbrojtes, ministri i Brendshëm, ministri i Financave dhe ministri i Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij akti normativ.
Neni 9
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN E VLERËS SË TAKSËS SË BIZNESIT TË VOGËL, TË PËRDORUR PËR RIMBURSIMIN E PAJISJEVE FISKALE E TË TAKSIMETRAVE, PËR 4 BASHKI DHE 13 KOMUNA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale e të taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, për 4 (katër) bashki dhe 13 (trembëdhjetë) komuna, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Fondi, në vlerën 50 870 254 (pesëdhjetë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër) lekë, të përballohet nga Fondi i Kontigjencës.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2011, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E SHPENZIMEVE PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE, MË 8 MAJ 2011
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, që do të zhvillohen më 8 maj 2011, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, t’i jepet një fond shtesë prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, të ndarë, si më poshtë vijon:
11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë) lekë, për investime;
54 000 000 (pesëdhjetë e katër milionë) lekë, për mallra e shërbime.
Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2011.
Ngarkohen ministri i Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN E OBJEKTEVE TË ISH - QYTETIT TË NXËNËSVE, PRANË SHKOLLËS SË MESME TEKNOLOGJIKE, TIRANË, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PËR ENTIN KOMBËTAR TË BANESAVE, ME QËLLIM PRIVATIZIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 11 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr.9321, datë 25.11.2004, “Për privatizimin e banesave dhe objekteve, të kthyera në banesa me fondet e shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore”, dhe të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Kalimin e objekteve të mbetura të paprivatizuara, të ish-qytetit të nxënësve, pranë Shkollës së Mesme Teknologjike, Tiranë, (ish - Shkolla e Muzikës, ish - Shkolla e Mjeshtërisë së Futbollit), nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, sipas formularit dhe planimetrive bashkëlidhur, me qëllim privatizimi, në favor të banorëve të pastrehë, të cilët banojnë në këto godina dhe që nuk kanë bërë privatizimin.
Pas kalimit në përgjegjësi administrimi të Entit Kombëtar të Banesave, ngarkohet ky Ent të lidhë kontratat e privatizimit me banorët e pastrehë, sipas listave që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe kushteve të parashikuara në udhëzimin nr.22, datë 12.10.2010, të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit.
Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Arsimit dhe Shkencës, ministri i Punëve Publike dhe Transportit (Enti Kombëtar i Banesave) dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR DHE TË PROTOKOLLIT TË SAJ TË ZBATIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar dhe të protokollit të saj të zbatimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.31, DATË 19.1.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.332, DATË 17.3.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS, ELEMENTEVE PËRBËRËSE, MËNYRËS SË MBAJTJES E AFATIT TË PËRDORIMIT TË DOKUMENTEVE BAZË, QË MBAHEN DHE LËSHOHEN NGA SHËRBIMI I GJENDJES CIVILE””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 25, të ligjit nr.10 129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në paragrafin e fundit, të vendimit nr.31, datë 19.1.2011, të Këshillit të Ministrave, fjalët “... nga data 1.5.2011 ...” zëvendësohen me “... nga data 23.5.2011 ...”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SAN MARINOS, PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INVESTIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së San Marinos, për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROGRAMIT TË VEPRIMIT 3 – VJEÇAR PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË MINERARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 4, e 56, pika 1, të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Drejtimet e zhvillimit të sektorit minerar për periudhën 3 (tre) - vjeçare, 2011-2014, janë:
Plotësimi dhe përafrimi i vazhdueshëm i legjislacionit minerar me direktivat e Bashkimit Europian, në përshtatje edhe me legjislacionin e fushave të tjera;
Forcimi institucional i strukturave përgjegjëse për zbatimin e ligjit në drejtim të promovimit, mbikëqyrjes e monitorimit efektiv të veprimtarisë minerare;
Përmirësimi dhe modernizimi i vazhdueshëm i bazës logjistike të institucioneve minerare;
ç) Shfrytëzimi racional i rezervave minerare dhe miradministrimi i kësaj pasurie kombëtare, si një pasuri e papërsëritshme;
Monitorimi ambiental i zonave minerare dhe rehabilitimi i mjedisit të minierave të shfrytëzuara dhe të mbyllura;
dh) Kontrolli efektiv për rrezikun minerar;
Ngritja cilësore e studim - projektim - zbatimit në veprimtarinë minerare nëpërmjet përfshirjes së burimeve njerëzore të afta profesionalisht, rritjes së vazhdueshme të nivelit profesional të subjekteve që kryejnë veprimtari minerare dhe të vetë institucioneve minerare;
ë) Aplikimi në veprimtarinë minerare të konceptit të planifikimit territorial, nëpërmjet hartimit dhe përditësimit të hartës gjeologjike, hartës së zonave minerare, hartës metalogjenike të thellësisë, regjistrit kombëtar të pasurive minerare, hartës së promovimit të pasurive minerale;
Rivlerësimi i mineraleve të dobishme sipas klasifikimit të Kombeve të Bashkuara (EFG apo të tjera të njohura sot në tregun minerar), për t’i bërë konkrete, të qarta për investitorët në fushën minerare;
Monitorimi i vazhdueshëm i veprimtarisë postminerare;
gj) Certifikimi i prodhimeve të industrisë minerare.
Zonat minerare, në të cilat do të zhvillohet veprimtaria minerare gjatë periudhës 3 (tre) - vjeçare, janë të përcaktuara me koordinata në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
Zonat minerare, të cilat kalojnë në procedurë konkurruese, si dhe zonat e hapura përcaktohen në planin vjetor minerar. Përcaktimi i zonave në zona konkurruese dhe të hapura bëhet në bazë të vlerësimit të strukturave përgjegjëse (AKBN, SHGJSH dhe METE) dhe në përputhje me kërkesat e tabelës për vlerat minimale të sipërfaqes së zonës së lejuar minerare dhe atyre të investimit.
Veprimtaria studimore gjeologjike gjatë kësaj periudhe përfshin:
a) dixhitalizimin e vazhdueshëm të të dhënave gjeologjike të burimeve minerale, nëpërmjet hartimit dhe transmetimit on-line të gjeoinfomacionit organeve vendimmarrësve, grupeve të interesit dhe publikut;
monitorimin e vazhdueshëm të ujërave nëntokësore;
rivlerësimin e resurseve minerare, nëpërmjet përgjithësimit të të dhënave komplekse gjeologjike, vlerësimin e planifikimit territorial, miradministrimin e territorit dhe vlerësimin e rrezikut gjeologjik;
ç) realizimin e studimeve dhe të projekteve për emergjencat civile.
Zonat minerare të rrezikshme, për të cilat ndalohet dhënia e lejeve minerare, janë të përcaktuara me koordinata në aneksin 2, bashkëlidhur këtij vendimi. Kjo hartë përditësohet nga strukturat përgjegjëse (AKBN, SHGJSH dhe RISHM).
Zonat minerare për zhvillimin e veprimtarive minerare publikohen në faqen e internetit të ministrisë përkatëse e në “Fletoren zyrtare” dhe pasqyrohen në hartën minerare dixhitale.
Dhënia e të drejtave minerare për këto zona do të realizohet, sipas legjislacionit për dhënien e të drejtave minerare, për zonat e hapura dhe zonat konkurruese, dhe plotësimi i dokumentacionit përkatës do të fillojë pas publikimit të tyre.
Produkti vjetor minerar parashikohet me një rritje 5 % në vit.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KRITEREVE DHE RREGULLAVE TË TRANSFERIMIT, MËNYRËS SË APLIKIMIT PËR SHTYRJEN
E AFATEVE DHE SHNDËRRIMIT TË LEJEVE MINERARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 41, pika 5, e 56, pika 1, të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Lejet minerare të kërkim - zbulimit, shfrytëzimit dhe kërkim – zbulim -shfrytëzimit, të dhëna sipas procedurave konkurruese, lejet minerare për të cilat është përfunduar një marrëveshje lehtësuese, si dhe lejet minerare, të cilat, sipas përcaktimeve të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, nuk ka filluar veprimtaria minerare, janë të patransferueshme.
Personat juridikë, vendas dhe/ose të huaj, të pajisur me leje minerare, në zbatim të dispozitave ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, mund të transferojnë lejen minerare tek persona të tjerë juridikë, sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim.
Kriteret që duhet të përmbushin aplikuesit për transferimin e një lejeje minerare janë ligjore, financiare, teknike dhe profesionale, të përcaktuara si më poshtë:
A. Ligjore:
të jetë një person juridik, i regjistruar si i tillë në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi;
të pranojë, së bashku me transferimin e lejes minerare, përgjegjësinë për të gjitha detyrimet kundrejt shtetit apo palëve të treta, të cilat rrjedhin nga leja minerare që transferohet;
të dy subjektet, zotëruesi i lejes minerare dhe përfituesi i saj, duhet të pranojnë se ndërtimet dhe instalimet e tjera, që mbështesin operacionet kryesore të veprimtarisë minerare, vlerësohen veprimtari ndihmëse të pandashme të së drejtës minerare dhe transferohen bashkë me të.
B. Financiare:
Të ketë aftësi financiare për vazhdimin e realizimit të investimeve të programuara për të zhvilluar veprimtarinë minerare.
C. Teknike dhe profesionale:
Të ketë aftësi teknike dhe profesionale për realizimin e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare dhe projektin e rehabilitimit të mjedisit.
Dokumentet vërtetuese për vlerësimin e përmbushjes së kritereve të transferimit, që duhet të plotësojnë aplikuesit për transferimin e një lejeje minerare, janë këto:
Kërkesa, te ministri, për transferimin e lejes minerare, nga zotëruesi i lejes minerare, ku të jetë përshkruar arsyeja/arsyet e transferimit;
Ekstrakti i vendimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), për regjistrimin si person juridik, ku, në objektin e veprimtarisë, të jetë i miratuar edhe zhvillimi i veprimtarisë minerare të subjektit që kërkon të marrë lejen minerare;
Një përshkrim i kapaciteteve teknike, profesionale dhe menaxheriale të subjektit që kërkon të marrë lejen minerare, të cilat i vlejnë atij për realizimin e veprimtarisë minerare dhe asaj të rehabilitimit mjedisor, të përcaktuar në lejen që kërkohet të transferohet, duke përfshirë edhe curriculum vitae të stafit të tij, që do të punojë për këtë veprimtari, si dhe përshkrimi i përvojës së tij të mëparshme në fushën e industrisë minerare, nëse ka;
ç) Konfirmimi për burimet financiare, të nevojshme për realizimin e nvestimeve të programuara për të zhvilluar veprimtarinë minerare të subjektit që kërkon të marre lejen minerare, të vërtetuar nga dhe/ose një nga dokumentet për ekzistencën e tyre, si mëposhtë:
Një deklaratë nga banka, që konfirmon se personi juridik ka çelur numrin e llogarisë, ku të ketë të depozituar të paktën 20 % të vlerës së investimit të parashikuar në programin e investimeve që ka paraqitur;
Një dokument që vërteton se personi juridik ka siguruar një kredi prej një banke, ose subjekti tjetër financiar, me vlerë e cila mbulon investimet që parashikohen të kryhen;
Një kontratë me një investitor, i cili garanton mbështetje financiare për realizimin e programit të investimit. Në këtë rast, personi juridik duhet të paraqesë një dokument noterial, në të cilin shprehet vullneti i investitorit për të mbështetur këtë investim, si dhe dokumentet që provojnë burimet financiare të këtij të fundit (garanci bankare ose bilancet ekonomike të shoqërisë, në të cilën investitori është pronar/aksionar i vetëm, ose aksionar i shumicës së zotërimit të aksioneve/kryesor maxhoritar).
Aktmarrëveshja, e nënshkruar përpara noterit, ndërmjet dy shoqërive, për transferimin e lejes minerare, ku të jetë përcaktuar që subjekti, i cili kërkon të marrë lejen minerare, pranon, së bashku me transferimin e lejes minerare, përgjegjësinë për të gjitha detyrimet kundrejt shtetit apo palëve të treta, të cilat rrjedhin nga leja minerare që transferohet, si dhe detyrimet, sipas përcaktimeve të ligjit nr.10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
dh) Vërtetimi nga dega e tatim taksave, që zotëruesi i lejes minerare nuk ka detyrime të pashlyera;
Vërtetimi nga dega e tatim taksave, që subjekti, i cili kërkon të marrë lejen minerare, nuk ka detyrime të pashlyera;
ë) Miratimi për kapacitetet e prodhimit vjetor, vlerën e investimeve, vlerat e garancive, të përcaktuara në nenin 31, të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”.
Zotëruesi i lejes minerare paraqet në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, dokumentacionin e plotë për transferimin e lejes minerare.
Vlerësimi i kushteve të transferimit dhe dokumentet vërtetuese për kërkesat për transferimin e një lejeje minerare realizohen nga drejtoria përkatëse në ministrinë që mbulon veprimtarinë minerare në Republikën e Shqipërisë. Kjo drejtori harton aktin e transferimit të lejes minerare, që miratohet nga ministri.
Ministri, brenda një afati prej 60 (gjashtëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit, nxjerr aktin e miratimit ose refuzimit të transferimit të lejes minerare, të cilin e dërgon në Qendrën Kombëtare të Licencimit (QKL), për të reflektuar ndryshimet përkatëse.
Akti i transferimit depozitohet pranë strukturës përgjegjëse dhe transferimi regjistrohet në Regjistrin Kombëtar të Licencave/Autorizimeve dhe Lejeve, si ndryshime të titullit të lejes, duke e plotësuar me të dhënat e identifikimit të zotëruesit të ri. Data e transferimit është data e regjistrimit në regjistrin Kombëtar të Licencave/Autorizimeve dhe Lejeve. Akti i transferimit depozitohet edhe në regjistrin minerar, sipas strukturave përgjegjëse.
Kërkuesi merr dijeni për miratimin ose jo të kërkesës në Regjistrin Kombëtar të Lejeve dhe Licencave, pranë QKL.
Subjektet minerare, që aplikojnë për shtyrje afati për lejet e tyre minerare, duhet të paraqesin kërkesën e aplikimit pranë sporteleve të QKL-së.
Kërkesa duhet të përmbajë një informacion të plotë, për realizimin e detyrimeve të lejes së tyre minerare, në përputhje me kushtet e lejes dhe detyrimet sipas legjislacionit në fuqi, si dhe arsyet e shtyrjes së afatit të lejes.
Strukturat përgjegjëse, sipas tipit të lejes, realizojnë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e kërkesës, vlerësimin e kërkesës për shtyrje afati, duke vlerësuar në mënyrë dokumentare dhe në terren realizimin e detyrimeve nga zotëruesit e lejeve minerare dhe arsyet e shtyrjes së afatit dhe e paraqesin për miratim në ministri.
Ministri, brenda një afati prej 60 (gjashtëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit, nxjerr aktin e miratimit ose refuzimit të shtyrjes së afatit të një lejeje minerare, të cilin e dërgon në QKL.
Të gjitha subjekteve, që, në respekt të legjislacionit të ri minerar, kanë aplikuar për zgjatje afati, deri në miratimin e këtij vendimi, u lind e drejta e riaplikimit pranë QKL-së.
Aplikimet për shndërrimin e një lejeje minerare kërkim - zbulimi në një leje shfrytëzimi realizohen pranë institucionit të QKL-së.
Dokumentacioni i plotë i aplikimit për një leje minerare shfrytëzimi, nga ana e zotëruesve të lejeve minerare të kërkim - zbulimit, paraqitet pranë sporteleve të QKL-së. Data e aplikimit të dokumentacionit të plotë është datë e përllogaritjes së afatit për miratimin e heshtur.
Përmbajtja e dokumentacionit të plotë të aplikimit, procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të tij janë të njëjta me ato kërkesa që aplikojnë subjektet për marrjen e një lejeje minerare në zonat e hapura.
Ky dokumentacion duhet të përmbajë dhe vlerësimin nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH), për realizimin e detyrimeve të lejes së kërkim zbulimit.
Të gjitha subjekteve, që, në respekt të legjislacionit të ri minerar, kanë aplikuar për shndërrimin e lejes së kërkim - zbulimit në një leje shfrytëzimi, deri në miratimin e këtij vendimi, u lind e drejta e riaplikimit pranë QKL-së.
Për rastet e parashikuara në pikat 10 dhe 11, të këtij vendimi, për zonën e lejuar minerare, për të cilën kërkohet shtyrje në afat ose shndërrim i tipit të lejes, kërkuesi ka të drejtën ekskluzive për plotësimin e dokumentacionit përkatës për këtë zonë, sipas afateve kohore të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SHTETËRORE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 36, të ligjit nr.10 347, datë 4.11.2010, “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.554, DATË 7.7.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FONDIN E EKSELENCËS PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË STUDENTËVE E SHKENCËTARËVE TË RINJ, TË SHKËLQYER”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 57, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.554, datë 7.7. 2010, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
Shkronja “b”, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) bursa të posaçme për studentë, që ndjekin studime “Bachelor” ose “Master” në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës, studentët, që janë pranuar e kanë përfituar bursë të pjesshme në shkencat inxhinierike, teknologji informacioni, matematikë, fizikë dhe bioteknologji në universitetet e njohura perëndimore, si dhe ata që ndjekin studimet “Bachelor” ose “Master” në artet e bukura;”.
Shkronja “b”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Studentët, që ndjekin jashtë shtetit ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve kur:
i) janë pranuar në njërin nga 15 universitetet më të mira të botës për të ndjekur njërin nga dy ciklet e studimit ose janë pranuar dhe kanë përfituar bursë të pjesshme në shkencat inxhinierike, teknologji informacioni, matematikë, fizikë dhe bioteknologji në universitetet e njohura perëndimore, si dhe ata që janë pranuar të ndjekin studimet në artet e bukura;
ii) pranojnë të punojnë, së paku, 3 (tre) vjet në Shqipëri, ose të bashkëpunojnë me institucionet publike ose me sektorin privat të vendit, në forma të ndryshme, pas përfundimit të ciklit përkatës të studimeve, për të cilin përfitojnë bursën, ose pas përfundimit të të gjithë ciklit të studimeve, nëse kandidati përfitues vijon studimet;
iii) nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar dhe nuk kanë të ardhura personale mbi 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë në muaj.”.
2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR SIGURIMIN FIZIK TË MATERIALEVE RADIOAKTIVE NË REPUBLIKËN
E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për sigurimin fizik të materialeve radioaktive në Republikën e Shqipërisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
RISHPËRNDARJE FONDESH NDËRMJET PROGRAMEVE, BRENDA BUXHETIT TË VITIT 2011, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Rishpërndarjen e fondeve ndërmjet programeve, në buxhetin e vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Brendshme, si më poshtë vijon:
Në programin “Policia e Shtetit” të shtohet fondi 46 000 000 (dyzet e gjashtë milionë) lekë, për plotësimin pjesor të financimit të projektit “Sistemi i vëzhgimit me kamera për qytetin e Tiranës”.
Në programin “Planifikim menaxhimi dhe administrim” të pakësohet fondi 46 000 000 (dyzet e gjashtë milionë) lekë, në zërin “Investime për rikonstruksionin e godinës së ministrisë”.
Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Brendshëm, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN E DISA PASURIVE NË ZONËN KADASTRALE NR.8515, TË QYTETIT TË DURRËSIT, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT (ENTIT KOMBËTAR TË BANESAVE) DHE AUTORIZMIN, PËR IDENTIFIKIM E ZBATIM TË PROJEKTIT PËR KOMUNITETIN ROM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 3, 10, 12, 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin e pasurive shtetërore, me numër 7/251, 7/120, 7/333, 7/334, 7/335, 7/336, 7/337, 7/338, 7/339, 7/340, 7/366, 7367, 7/368 7/369, 7/251, të ndodhura në zonën kadastrale nr.8515, të bashkisë së Durrësit, me sipërfaqe të përgjithshme, sipas shtojcës bashkëlidhur dhe hartës treguese të ZVRRPP-së, Durrës, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit (Entit Kombëtar të Banesave), për ndërtimin dhe shitjen e banesave, në zbatim të politikave sociale të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit.
2. Enti Kombëtar i Banesave në truallin sipas pikës 1, të këtij vendimi, të fillojë zbatimin dhe ndërtimin e “Banesave sociale tip, me mjedise rekreative për komunitetin rom”, në kuadër të projektidesë, “Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin rom - dekada e romëve”.
3. Ngarkohen Enti Kombëtar i Banesave, që, brenda 1 (një) viti, të identifikojë, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe qendrore, në 6 (gjashtë) rrethe të territorit të Republikës së Shqipërisë, pasuri shtetërore, të përshtatshme në zbatim të politikave sociale të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, ku pjesë përbërëse të jetë zbatimi i projektidesë “Banesa sociale tip, me mjedise rekreative për komunitetin rom”, sipas pikës 2, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen ministri i Punëve Publike dhe Transportit, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe Enti Kombëtar i Banesave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
29/04/2011