“Vendimet janë antikushtetuese dhe qesharake - kishim të drejtë, gënjyen”

Vendimet e qeverisë “Rama”, reagon deputeti i PD, Eduart Halimi
Të vonuara, aq sa edhe qesharake i vlerëson vendimet e qeverisë së re, të publikuara vetëm dje të plota, nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Eduart Halimi. Përmes rrjetit social facebook, fill pas publikimit të vendimeve në faqen zyrtare të Kryeministrisë, ish-ministri i Drejtësisë Halimi thekson se u vërtetuan pretendimet e opozitës se vendimet e marra ne mbledhjen e pare te qeverise Rama ishin ne kundershtim flagrant me kushtetuten dhe ligjet e vendit. “Para 2 ditësh argumentuam se vendimet e marra në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama” ishin në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Argumentuam se ato nuk ishin hartuar fare, në momentin që nxituan ti publikonin të dielën në uebin me bojra të tjera. Shihini sot që u publikuan! Titujt janë krejtësisht të ndryshëm. Vendimi për ndalimin e plehrave, nuk qenka vendim, por ligj. Titulli është krejtësisht i ndryshëm nga ai që ju tregua shqiptareve. Vendimi për heqjen e fotos së Presidentit ka emërtim dhe reference krejt tjetër. Vendimi për Kodin etik është një akt me referenca ligjore të gabuara, tërësisht qesharak, me rregulla qesharake sipas të cilave ministrat u dashkan të zbatojnë Kushtetutën, u dashkan të zbatojnë vendimet e qeverisë ( po këto janë kërkesa para-bazike) dhe se duhet të njoftojnë Ramën kur mungojnë !!! shkruan Halimi. Sipas Halimit Rama u mundua ti genjejë qytetaret 10 min pasi beri betimin tek Presidenti dhe sot tre ditë pas ju dolen genjeshtrat. “Shihni sa amatorë dhe të paaftë. Të parën mbledhje që bëri, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, të parat vendime që mori ishin të gënjeshtrta. U mundua Rama ti gënjej qytetarët 10 minuta pasi bëri betimin tek Presidenti. Sot publikon të tjera vendime nga ato që tregoi, vendime antikushtetuese dhe qesharake. Kaluan 3 ditë dhe ja ku jemi. Ne kishim të drejtë, ata gënjyen. Ne u treguam të vertetën qytetarëve ata edhe pse e mbajtën të fshehtë 3 ditë, sot ju dolën gënjeshtrat. Qesharake dhe diletante, që në hapin e parë, përfundoi ai.