KQZ-ja do të numërojë kutitë e Fushëkuqes
03/07/2009 Komisioni merr rolin e KZAZ-së, duke vendosur një standard
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të numërojë të gjashtë kutitë e votimit të komunës së Fushëkuqes të Qarkut të Lezhës. Gjatë mbledhjes së pasdites së djeshme ky komision vendosi që pas numërimit të fletëve të votimit në këto kuti do të plotësojë tabelën përmbledhëse të rezultatit për këtë qark. Me këtë vendim KQZ-ja vendosi një standard pune që do të përdoret edhe për rastet e tjera shqyrtimi, siç është edhe rasti i Fierit.
Vendimi
Pavarësisht paqartësive mbi procedurat që duhet të ndiqte, KQZ-ja vendosi të numërojë votat e 6 kutive që nuk u numëruan nga KZAZ-ja nr. 39 e Qarkut të Lezhës paraditen e sotme. Rezultatet që do të dalin nga këto kuti, do të renditen në tabelën përmbledhëse model 40-09 së bashku me të dhënat e rezultateve të qendrave të votimit të numëruara nga kjo KZAZ. Në këtë mënyrë, KQZ-ja do të plotësojë një tabelë të re përmbledhëse, pasi ajo që është plotësuar nga KZAZ-ja nuk ka kuorumin e nevojshëm të votave për ta cilësuar të miratuar. Kjo tabelë është firmosur vetëm nga tre komisionerë të KZAZ-së nga 7 anëtarë që janë gjithsej. “KQZ-ja do të bëjë numërimin e votave të gjashtë kutive të komunës së Fushëkuqes, KZAZ-së nr. 39. Tabelat e numëruara nga KZAZ-ja bashkë me rezultatin e 6 qendrave të votimit të numëruara në KQZ do të pasqyrohen në tabelën përmbledhëse model 40-09”, - citoi vendimin kryetari i KQZ-së, Arben Ristani.
Shtyrja
Në një mbledhje më të hershme të zhvilluar në mesditë, KQZ-ja diskutoi mbi procedurën që komisioni do të ndjekë për 6 kutitë e Qarkut të Lezhës. Anëtarët e komisionit kryesor që merret me administrimin e procesit zgjedhor, shtruan diskutimet e tyre lidhur me rolin që KQZ-ja do të mbante në këtë çështje. Palët u ndanë në dy pjesë për sa i takon mënyrës sipas së cilës duhej të veprohej. Anëtarët e mazhorancës kryesisht vlerësuan që KQZ-ja të merrte pozicionin e KZAZ-së, duke përfunduar procesin e numërimit të votave për këtë KZAZ. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, tha se Kodi Zgjedhor ishte i mangët në këtë pjesë. “Kodi Zgjedhor nuk përcakton se si duhet të ndërhyjë KQZ-ja kur KZAZ-ja nuk ka vendimmarrje. A duhet që KQZ-ja të numërojë votat, apo duhet t’ia lërë këtë ankimimit”, - shtroi ajo shqetësimin e saj për këtë çështje. Ndërsa anëtari tjetër Pandeli Varfi propozoi që në kushtet e nenit 35, pika 5 e Kodit Zgjedhor, KQZ-ja në mungesë të vendimmarrjes së KZAZ-së të hartojë fillimisht tabelën përmbledhëse pa gjashtë kutitë. “Pastaj, nëse ka ankimim nga subjektet zgjedhore për mospërfshirjen e rezultatit të këtyre kutive, atëherë të ndërhyjë KQZ-ja”, - propozoi ai. KQZ-ja vendosi rrëzimin e këtij propozimi vetëm në mbledhjen e pasdites, disa orë më pas, me 6 vota kundër dhe 1 pro. Qarku i Lezhës deri tani përfaqësohet nga 7 deputetë: 4 Partia Demokratike dhe 3 Partia Socialiste.
Mbërrijnë në KQZ kutitë e Fierit
Mesditën e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbërritën tri kutitë e kontestuara në KZAZ nr. 20, Qarku i Fierit, që i përkasin komunës së Libofshës së këtij qarku. Ato u deklaruan të parregullta nga komisionerët e Partisë Demokratike. Vendimi për nisjen e këtyre kutive drejt KQZ-së së bashku me procesverbalet dhe gjithë bazën zgjedhore u mor mesnatën e së mërkurës duke u gdhirë dita e enjte, pas tensionit të situatës në këtë KZAZ dhe veçanërisht jashtë saj. Banorët e këtij qyteti kanë protestuar jashtë KZAZ-së në fjalë, duke u konfrontuar edhe me kandidatët e Partisë Demokratike, të cilët mbërritën aty për të qetësuar situatën. Ndërkohë që kandidatët respektivë deklaruan gjatë gjithë ditës së mërkurë se faji ishte i kundërshtarit politik. Deri tani nga 488 kuti votimi janë numëruar 485 kuti, nga të cilat katër nuk kanë ende një tabelë përfundimtare rezultati. Për sa i takon rezultatit të deritanishëm, Qarku i Fierit i ka ndarë 16 mandatë e saj mes tri partive. Ndërsa Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate, Partia Demokratike ka siguruar 6 mandate dhe LSI-ja 1 mandat. Shqetësim i palëve deri tani qëndron te marrja e një mandati nga PDI-ja, parti në koalicion me PD-në.
17 KZAZ s’kanë sjellë materialet në KQZ
Ndonëse përfundimi i procesit të numërimit të votave ka përfunduar pothuaj në të gjitha komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, nga 66 që janë gjithsej në të gjithë Republikën e Shqipërisë, vetëm 49 kanë mbërritur në KQZ. Kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani, në përfundim të mbledhjes lajmëroi se në komision kishin sjellë informacionin e plotë të gjitha KZAZ-të e Qarkut të Korçës dhe atij të Kukësit. “Vetëm Korça dhe Kukësi i kanë sjellë të gjitha KZAZ-të në KQZ, ndërsa qarqet e tjera nga pak. Nga 66 KZAZ janë sjellë vetëm 49 KZAZ”, - tha ai. Për këtë çështje përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj, kërkoi që të gjitha KZAZ-të të mbyllin tërësisht procesin dhe të sjellin në KQZ materialet zgjedhore. Sipas nenit 122 të Kodit Zgjedhor, kopje të Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve të Zgjedhjeve të ZAZ-së, tabelave të rezultateve të qendrave të votimit dhe kopje të procesverbalit të konstatimit u jepen anëtarëve të KZAZ-së dhe vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, ndërsa origjinalet e tyre, vulat dhe çdo material tjetër zgjedhor dorëzohen në KQZ.
Problemet zgjedhore në qarkun e Lezhës
Komisonerët e KZAZ-së nr. 39, për shkak të kontestimeve që kanë pasur për gjashtë kuti votimi, nuk kanë mundur të plotësojnë tabelën përmbledhëse. Për këtë arsye, ata me vendim të KQZ-së i kanë sjellë ato në KQZ, e cila vendosi t’i numërojë. Nuk dihet nëse numërimi i votave në gjashtë kutitë e votimit do të sjellë ndryshim rezultati, ndonëse të djathtët kanë shpresën e fitimit të një mandati brenda koalicionit. Pritet të kenë edhe një ndryshim të rezultatit zgjedhor për këtë qark. Nga 244 qendra votimi që ka ky qark, grupet e numërimit kanë numëruar vetëm 235 prej tyre. Rezultati në këto kuti votimi në rang koalicioni shënon 53.95 për qind vota për “Aleancën e ndryshimit”, 34.67 për qind për “Bashkimi për ndryshim”, 5.70 për qind “Aleanca Socialiste për Integrim” dhe 3.412 për qind “Poli i Lirisë”. Të shprehura në parti, PD-ja ka fituar 43.62 %, PS-ja 30.15 %, LSI-ja 3.52 %, PSD-ja 3.25 %, PAA-ja 2.41 % dhe LDK-ja 2.16 %.
KQZ vendos të marrë edhe kutitë e mbetura në Fier
KQZ-ja vendosi dje të transportojë pranë saj kutitë e votimit të 3 KZAZ-ve në Qarkun e Fierit, konkretisht të Portëzës, Patosit dhe Lushnjës. Problematika që shoqëroi bllokimin e kutive lidhej me mosplotësimin e tabelës së rezultateve. KQZ-ja e mori këtë vendim pasi komisionerët nuk respektuan urdhërimin e KQZ-së për mbylljen e procesit. Përgjithësisht këto kuti janë cilësuar si të dëmtuara nga komisionerët dhe përfaqësuesit e KZAZ-së për arsye se procesverbalet e këtyre kutive nuk janë të rregullta. KQZ-ja për të zhbllokuar situatën ka arritur deri në shkarkimin e komisionerëve, ndërkohë që dje për shkak të kohës hoqi dorë nga kjo praktikë. Ai vendosi urdhërimin e komisionerëve të marrin një vendim, duke mbyllur në këtë mënyrë procesin zgjedhor në këto qendra votimit, urdhër i cili nuk u respektua. Ashtu si për KZAZ-në nr. 20, edhe për tri KZAZ-të e të njëjtit qark pritet vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.