Vendimi Mungon opozita KZAZ te njejta si ne 28 qershor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tirane 26 janar 2011 NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjate mbledhjes se dites se sotme vendosi qe selite e Komisioneve Zonale te Administrimit Zgjedhor KZAZ per zgjedhjet vendore te 8 majit te ngelen te njejta me ato te zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit 2009.
Edhe ky vendim u morr vetem me kater vota pasi mungonin tre anetaret e opozites nder ta edhe nenkryetarja e ketij komisioni Deshira Subashi.
Ne mbledhjen e sotme miratimi i vendimit qe percakton vendndodhjen e KZAZ-ve kerkonte shumice te cilesuar 5-2.
Por ndonese gjate zgjedhjeve te pergjithshme ky vendim u morr me konsensus te plote per te shmangur bllokimin e punes KQZ zgjodhi te lere ne fuqi vendimet e zgjedhjeve te 2009-es.
a.y/NOA